3 të vrarë në Fushë-Krujë, në makinën e viktimave u gjet një pistoletë! Lidhja me ekzekutimin e ish policit Reçi, mbesa e tij e fejuar me armikun e Martinajve

21 Korrik 2022, 14:52| Përditesimi: 21 Korrik 2022, 15:22

  • Share

Atentati me tre viktima në mbikalimin e Fushë Krujës ka rikthyer hetuesit në ekzekutimin e ish-policit Xhelal Reçi në Laç në datën 1 nëntor të vitit të kaluar, në përpjekje të zbardhjes së të vërtetës. Vrasja e 60-vjeçarit ka mbetur e pazbardhur, por dyshimet e policisë kanë qenë për përfshirje të Brilant Martinajt, njërit prej tre viktimave të Fushë Krujës, që nuk u provuan asnjëherë. Hetuesit shkojnë edhe më tej në analizë të konflikteve. Sipas tyre, Xhelal Reçi është xhaxhai i të fejuarës së një prej të fortëve që grupi i Martinajve e do të vdekur dhe për këtë arsye ish-polici është vrarë. Duke lidhur këto konflikte të së shkuarës mes grupeve kriminale, u hodhën dyshime se Brilant Martinaj ishte pjesëmarrës në vrasjen e Reçit. Për këtë ngjarje, vetëm tetë sekonda iu deshën atentatorëve për të eliminuar ish-policin Reçi.

Report Tv ka siguruar videon e atentatit të ndodhur gati 10 muaj më parë. Xhelal Reçi shfaqet në pamjet e kamerave të sigurisë në orën shtatë, dhjetë minuta e 37 sekonda me hap të ngutshëm për të hapur dyqanin. Makina e agresorëve ndalon në rrugë nëntë sekonda më vonë. Nga dyert e pasme të makinës dalin dy persona të maskuar, të cilët nisem me vrap drejt Reçit. Me kallashnikovë në duar ata qëllojnë në drejtim të tij dhe me shpejtësi largohen. Në makinë po i priste edhe një i tretë.

Duke hetuar mbi vrasjen e Reçit hetuesit shpresojnë të kapin detaje që do t’i ndihmoj për ngjarjen e dhunshme të 17 korrikut. Report Tv mëson se brenda makinës Volkswagen Passat të shkrumbuar të viktimave është gjetur skeleti i një pistolete, çfarë tregon se të rinjtë ruheshin, pavarësisht se ditën e vrasjes nuk u shërbeu për asgjë. 

Brilant Martinaj, Diklen Vata e Besmir Hoxha u qëlluan me rreth 60 plumba kallashnikovi në makinën Volkswagen Passat, me të cilën po lëviznin drejt Laçit. Nga breshëria e plumbave makina mori flakë dhe për pasojë prej tyre u shkrumbuan. Vetëm Vata mundi të dalë nga makina, por agresorët u rikthyen sërish dhe u siguruan të vdiste.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • ndue dukagjini: 21/07/2022 20:04

    KA VEPRUAR KANUNI I LEKES KETU,,,GJAKU NUK HUP KURRE...PO VRAVE PRITE SE DO VRITESH....HAKMARRJA E KANUNIT ESHTE SHUME PREZENTE NGA LACI E LART NE VERI...../// po ku marrin vesh ndryshe keta pisa.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?