Kronikë

3 vëllezërit kërcënojnë me armë të riun në Tiranë, 2 në pranga, njëri në kërkim

21 Qershor, 13:03| Përditesimi: 21 Qershor, 13:10

  • Share

Tre vëllezër kërcënuan me armë një 30-vjeçar në rrugën “Tafaj” në Tiranë. E njoftuar për ngjarjen, policia arrestoi 2 nga vëllezërit, Alfred dhe Resmi Meta 41 dhe 46 vjeç dhe shpalli në kërkim të tretin, Gentian Meta 45 vjeç.

Sipas një njoftimi zyrtar të policisë, ata e kanosën të riun për motive të dobëta, por blutë nuk japim më shumë detaje.

Në banesat e dy vëllezërve të arrestuar në Tufinë, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan 3 pistoleta municion luftarak. Efektivët sekuestruan edhe 1 makinë.

"Kanosën me armë zjarri një 30-vjeçar, pasi u konfliktuan për motive të dobëta, në rrugë, identifikohen 3 shtetas (vëllezër). Vihen në pranga 2 prej tyre, punohet për kapjen e tjetrit. Sekuestrohen 3 armë zjarri pistoleta, municion luftarak dhe 1 automjet. Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Tafaj”, një 30-vjeçar ishte kanosur me armë zjarri nga 3 shtetas, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “Triangle”, për identifikimin dhe kapjen e tyre.  

Në kuadër të operacionit u arrestuan shtetasit: A. M., 41 vjeç dhe R. M., 46 vjeç, dhe u shpall në kërkim shtetasi G. M., 45 vjeç (vëllezër).    

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, me një 30-vjeçar, e kanë kanosur atë me armë zjarri.  Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesat e dy shtetasve të arrestuar, në Tufinë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 3 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak", njoftoi Policia e Tiranës. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se rinumërimi i pothuajse gjysmës së votave është farsë e kotë?