3 vetëvrasjet e pacientëve me COVID te 'Shefqet Ndroqi'/ Psikiatria në Report Tv: Nga paniku, mendojnë skenarin më të keq! Shkak dhe mungesa e familjes

2 Nëntor 2020, 15:14| Përditesimi: 2 Nëntor 2020, 17:06

  • Share

TIRANW- 52 vjeçari nga Tropoja, që i dha fund jetës tragjikisht duke u hedhur nga dritarja e katit të katërt e spitalit “Shefqet Ndroqi”, një javë pasi ishte infektuar me COVID-19, nuk e kishte njërën këmbë. Në vlerësimin e psikiatres, Arjana Rreli ky rast dhe dy vetëvrasjet e mëparshme në të njëjta rrethana, kanë ndodhur pwr shkak tw panikut dhe parashikimit në mënyrën më të keqe të finales.

“Jo rastësisht ndodh i treti rast në "Shefqet Ndroqi". Është spital me më shumë shtretër COVID. Janë 200 shtretër. Edhe probabiliteti për të hasur  një person që në terren ka personalitet të brishtë. Ka një analizë të rastit që më shumë e panikut se sa është racional. Secili nga ne e mendon tmerr infektimin. Por ka persona që thellohen shumë në këtë analizë. Duke parashikuar keq këtë finale dhe marrin vendimin për vetëvrasje. Vetë COVID si infeksion nuk lë pa prekur sistemin mendor. Rastet në literaturë thonë për dëmtime neurologjike. Të nervave dhe jo të trurit. Një personalitet që është shumë më tepër emotiv, që është mësuar me analiza, detaje, ngarkesa psikologjike që i përshkallëzon me pritshmëri negative. Është një subjekt gjysmë i gatshëm për të implikuar në gjendjen psikologjike. Edhe vendosja në kushte spitalore”, tha psikiatria Arjana Reli.

Në Report Tv, Reli thotë se përpara se të shtrohet një pacient i infektuar me COVID, mjekët duhet të marrin informacion për të shkuarën e tyre psikologjike. Kjo do të bënte që kontrolli ndaj tyre të jetë më i lartë dhe mos të përfundojë tragjikisht, siç ndodhi me 52- vjeçarin ditën e diel.

“Ky infeksion kërkon kushte ekstreme. Individi ndahet me familjen. Nga ana tjetër vetë sistemi nervor vuan nga oksigjeni. Truri ka nevojë për oksigjenim të mirë që të funksionoje. Unë e kuptoj se gjendja psikologjike rëndohe, por duhet të pyetet familjari se çfarë traumash psikologjike ka kaluar pacienti në mënyrë që të shpëtojmë jetën. Mund të ketë edhe një fund tragjik për një neglizhencë për marrjen e një informacioni të hollësishëm. Familjarët nuk lejohen të futen brenda. Fati i keq i joni kemi afeksion. E duam bashkëpunimin. Do të ishte shumë e mirë që të paktën teknologjia të ndihmojë këtë ndërveprim. Është një mënyrë e të të mos-qenit vetëm. Vetë medikamentet kanë efekte anësore. Kështu që janë shumë pika ku do të duhet studime”, shtoi psikiatrja.

Reli shton se ka pacientë që e kanë kaluar COVID-19 shumë  lehtë, por më pas kanë shpërthyer shenjat e panikut nga frika që kanë për familjarët e tyre.

“Ka raste të pacientëve që e kanë kaluar shumë mirë infektimin dhe pas kësaj kanë shpërthyer shenjat e ankthit dhe panikut. Vetë pacientët janë të ndërgjegjësuar se kanë korrur sukses, por frika është për familjarët. Kjo mbivendosje reflekton në një kohë të dytë që janë shenja të panikut që nuk ka ekzagjerim të shenjave që çon në sëmundje të shëndetit mendor. Ka më tepër gjendje”, shtoi Reli.

Në fund, psikiatria Reli bëri thirrje që pandeminë COVID-19 të mos e marrim me ankth, por ta shikojmë si një periudhë kalimtare duke e zhvendosur përqendrimin edhe tek sektorë të tjerë të jetës.

“Të jetosh me një objektiv kaq gjatë, do të thotë se të gjitha forcat ti përqendrojmë këtu. Por të mos harrojmë se edhe sektorët e tjerë të jetës duan përqendrim.  Kjo na bën më nervoz. Ulet përqendrimi tek gjërat që duhet ti çojmë përpara. Na bën akoma më ankthcioz.  Patjetër se do e kemi një faturë të dytë në shëndetin tonë. Të mundohemi ta pranojmë dhe ta zbusim në mënyra të shëndetshme. Ta shikojmë si një periudhë kalimtare. Mos të jetojmë me terrorin, sa do zgjasë sepse është kosto për mendjen tonë. Pa diskutim se jemi në një fushë-betejë. Puna është se ne jemi të ndryshëm nga njëri-tjetrin se si e shohim këtë armik. Nuk ka nevojë të ngremë alarme. Frika dhe ankthi janë shumë racional që na bëjnë të marrim masa. Të mos kalojmë në atë analizën, skenarë të tmerrshme. Po si kështu, po si ashtu. Duhet të jemi të përgatitur. Eksperiencat që kalojnë të afërmit tanë duhet të na mësojnë. Në fund të fundit askush nga ne se parashikojmë si do vije tek ne ky infeksion. Është i pa parashikueshëm. Ne po e ekzagjerojmë ankthin tonë. Njeri në panik nxjerr gjithmonë vendime të gabuara. Ti tregojmë ndjenjat tona, por pa ekzagjeruar”, shtoi psikiatria.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?