3 vite nga rikonstruksioni degradon rruga e Semanit! Shinat mbi rrugë, s’ka tabelë sinajlizuese për rrezikun

19 Nëntor 2022, 14:30| Përditesimi: 19 Nëntor 2022, 14:50

  • Share

Një ndër rrugët kryesore në Fier është ajo që lidh qytetin me bregdetin e Semanit dhe të Darëzes. E rikonstrusktuar 3 vite më parë, ku aks 32 km është dëmtuar sërish. 

“Shumë kohë ka. Jemi shumë keq. Duhet rregulluar patjetër”, shprehet një drejtues mjeti.

“Shikoje vetë. Kemi bërë gomat e makinës, disqet ishalla do na e rregullojnë”, thotë një tjetër.

Më problematik është kryqëzimi i fshatit Qenas, ku shtrihen shinat e linjës hekurudhore Fier -Vlore. Këtu kalojnë shpesh trenat e mallrave, por nuk ka asnjë sinjal që paralajmëron rrezikun.

“Po bëhen rrugë që nuk u takojnë për të bërë dhe nuk bëjnë rrugën kryesore. Dëmet me automjetet janë të mëdha për aq metra sa është për . Ka 2 vjet e me shumë”, thotë një drejtues automjeti.

“Shumë e vështirë është plot gropa , iku makina u prish fare. Po bën 3 vjet-4 vjet kështu”, thotë një tjetër

Qarkullimi është i madh në këtë aks rrugor, pasi u shërben 50 fshatrave që lidhen me qendrat e njësive administrative dhe zona te tjera me interes industrial, bujqësor e turistik. Përgjegjëse për mirëmbajen e saj është Bashkia e Fierit.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?