U njohën në Radio Tirana! 3 vjet pa shkrimtarin e njohur Shkëlzen Zalli, bashkëshortja rrëfen dashurinë e tyre: E adhuroj edhe atje ku është

18 Maj 2023, 17:56| Përditesimi: 18 Maj 2023, 20:43

  • Share

Në shtëpizën e tyre të dashurisë, Vjollca Zallin e gjejmë të rrethuar nga librat, fotografitë, çmimet e objektet personale të bashkëshortit… Bëhen plot tre vjet që shkrimtari dhe gazetari Shkëlzen Zalli mungon fizikisht…

“Të jetosh me poetin është fat, por dhe dhimbje.”- tha ajo.

Janë plot 35 tituj që qëndrojnë mbi qëndismat e zonjës fisnike me origjinë boshnjake e zemër shqiptare.

“Kënaqësi. Çdo vit nga një libër. I kemi bërë të gjitha me lekët tona.”-vijoi ajo.

Libra që zgjojnë fëmijërinë tonë e të vlerësuara me mbi 15 çmime… Krijesat letrare që Shkëlzen Zalli la pas…

“Nuk dua të përlotem, por ja këta janë fëmijët tanë.”- tregon Vjollca Zalli.

Krahas vëmendjes ndaj veprës, Vjollca po punon dhe mbi kujtimet, impresionet e lëna të shkrimtarit nga takime apo ngjarje me peshë…

“Unë kam mbajt ditar dhe e inçizoja, pasi ai nuk jepte intervista.”- rrëfeu më tej.

Dashuria e këtij çifti fisnik tejkalon limitet që vdekja mund të vendosë veçse fizikisht. Janë njohur në Radio Tirana në fillimvitet ’90.

“Kur unë punoja më thanë se ka ardhur një gazetar i ri në emisionet për fëmijë. Ai ishte shumë serioz….Më dridheshin duart kur punoja më atë. Nuk më kishte ndodh më parë, nuk kisha rënë në dashuri asnjëherë.”- përkujton ajo.

Gjëja e parë që më ka thënë, "Vjollca leje lumin të rrjedhë në rrjedhën e vet".

Pasioni për punën i bashkoi edhe më shumë…

“Edhe me fëmijët ishte i dashu... Kujtoj kur i ulte në parket tw Radio Tiranws dhe niste emisioni aq ëmbël, sa unë kam nostalgji për ata kohë.”- tha ajo.

Do të ishin të gatshëm që për njëri tjetrin të bënin çdo sakrificë, pa i quajtur të tilla.

“Unë unë isha gati të shkoja dhe në Tropojë. Dashuria nuk ka kufij”- vijoi ajo.

Ndodhi kështu në ’96-ën kur u bashkuan zyrtarisht.

“Të të tregoj për kuriozitet. Unë kam ikur nga shtëpia. Të jesh 30 e ca vjeçe dhe të ikësh, rrëmbehesh. Kështu rrodhën kushtet.”- vijoi ajo.

Ndanë bashkë një jetë të thjeshtë çifti Zalli, pasuria shpirtërore e intelektuale qe ajo që i dha dashurisë së tyre, përjetësinë…

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?