Foto ilustruese

3 vrasje në 10 ditë/ FNSH dhe RENEA kontrolle blic në Elbasan, Cërrik dhe Peqin! Disa të shoqëruar

31 Korrik 2020, 20:54| Përditesimi: 31 Korrik 2020, 21:42

  • Share

ELBASAN- FNSH dhe RENEA kontrolle blic në Elbasan, Cërrik dhe Peqin! Burime bëjnë me dije se janë disa persona të shoqëruar, si të dyshuar që kanë lidhjet me 3 vrasjet e ndodhura së fundmi në Elbasan.  Aksioni vjen pak ditë pas vrasjes së Emiljano Ramazani, mikut të tij Regis Runaj dhe Florian Lamçe.

Por cilat janë këto ngjarje që tronditën Elbasanin? I pari që u vra ishte Emiljano Ramazani. Ai u ekzekutua me 5 plumba pistolete “TT” rreth dhjetë ditë më parë teksa po parkonte makinën e tij tip 'Ford Focus' me targa AA 945 DG mes pallateve pranë vendit të quajtur “Rrethrrotullimi i luleve” në hyrje të qytetit, kur një person iu afrua dhe e qëlloi për vdekje 5 herë me pistoletë nga xhami i pasagjerit. Vrasja u krye poshtë shtëpisë së tij.  Për ekzekutimin e 39-vjeçarit, Policia njoftoi arrestimin e Albert dhe Seit Mananhasa, babë e bir

Ndërkohë pak ditë më parë u gjet i pajetë në lagjen “Emin Matraxhiu” 22-vjeçari Regis Runaj, mik me Emiljani Ramazanin. Gjasat janë se vrasja e tij është kryer në një vend tjetër dhe më pas personat e kanë transportuar në afërsi të varrezave të qytetit, duke e hedhur në një rrugicë që nuk frekuentohet nga shumë persona. Ka qenë një kalimtar i rastit ai që e njoftuar policinë se afër varrezave ndodhej i pajetë një person. Ngjarja lidhet me tregtinë e kokainës në këtë qytet dhe si Runaj dhe Ramazani ishin persona të evidentuar si shpërndarës kokaine në qytetin e Peqinit dhe Elbasanit. Pikërisht kjo është dhe shkaku i dyshuar nga policia se mund të ketë sjellë dy vrasjet.

Ngjarja e fundit ishte vrasja e Florian Lamçes në ambjentet e lokal “Piazza delsol”, në qendër të Elbasanit. Mes grupit të të rinjve, ka qenë dhe Florian Lamçja ose siç thirret ndryshe në Elbasan me nofkën “Flor qori”, Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari. Personat kanë konsumuar pije alkoolike dhe dyshohet të kenë konsumuar dhe kokainë. Në bisedë e sipër ata janë zënë me njëri-tjetrin duke bërë që të përdorin shishet e birrës dhe për pasojë kanë lënë të vdekur në vend Florian Lamçja. Për këtë ngjarje janë arrestuar Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari, dhëndri i ish-kryetarit të Bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdinit. Ky i fundit në dëshminë e dhënë para uniformave blu ka deklaruar se "nuk e mban mend se përse e ka qëlluar".

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shtet leshi: 01/08/2020 04:48

    Paea ca kohesh arresruan dhe kapen nje arsenal armesh policia ne paper lajmet thane qe ishin arme nga vendet e natos, po mire pse te arresttuarit sot jane te lire nderkohe njeri i varfer akoma sot vuan burg se kishte lidh korentin ne menyre paligjshme. Pse shteti fuksionon per te dobetin dhe te varferin ndryshe ndersa per kriminelet dhe te pasurit ndryshe. Edhe skane faj shqiptaret qe ikin nga shqiperia.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?