Policia jep detaje për 3 vrasjet e ndodhura në Tiranë.
“Ngjarja e sotme ka këtë dinamikë, në 12:15 Dan Hutra në afërsi të pallatit me shigjeta ka plagosur M.G, pas kësaj, autori është larguar me benz me targë AA531 UK që e kishte marrë me qira dhe në 12:35 ka shkuar në Kamzës. Në këtë vend ka plagosur Elena Hysa, dhe Kujtime Hysën, ish bashkëjetuesja dha nëna, ka vrarë Mevlute Husa motrën dhe të fejuarën e vëllait të ish bashkëjetueses. Pastaj ka shkuar në Bathore, në rrugën Besëlidhje dhe 12:48 minuta ka shkuar në familjen Kurti ku ka vrarë Etleva Kurtit. Për ngjarjen e parë jemi njoftuar pasi ka ndodhur vrasja e dytë. Është kryer ekspertimi i gëzhojave, 12 në Paskuqan dhe 6 në Kamzë janë shkrepur nga e njëjta armë. Është gjetur dhe makina, policia falënderon për informacionet e shumta. Në momentin e arrestimit nuk ka bërë rezistencë. Kemi rianalizuar veprimtarinë kriminale të autorit, nuk është evidentuar në asnjë rast që të ketë paraqitur çrregullimeve psiqike. Nuk ka pasur informacione nga familjarë për rrezik jete nga ana e tyre. Vrasja në Kamzë ka ndodhur për shkak të motiveve të tjera”, ka thënë Tonin Vocaj.
Lajmi kryesor:
Për 1 orë 3 gra të vrara! Dan Hutra vret motrën dhe kunatën e ish gruas në Paskuqan! Ekzekuton dhe 31-vjeçaren në Kamzë për hakmarrje! Arrestohet pas 7 orësh: E bëra se desha
B.K.//ReportTv.al