30 artistë në Pogradec pikturojnë në natyrë! Sheshi i 'Trëndafilave' kthehet në bienale arti

28 Gusht 2020, 21:00| Përditesimi: 28 Gusht 2020, 21:29

  • Share

POGRADEC- Sheshi i “Trëndafilave” në Pogradec këto ditë është shndërruar në një “bienale” për artet pamore. Artistë nga të gjitha vendet e Ballkanit, si Maqedonia e Veriut, Kosova apo edhe e vende të tjera të Europës, performojnë çdo ditë për artdashësit, duke pikturuar në telajo  Një ndër artistet, që ne takojmë, është piktorja Kasiopeja Naumoska nga Maqedonia e Veriut. Ajo na rrëfen procesin e punës, dhe frymëzimin që merr teksa thith ajër nga qyteti i poetit të mirënjohur Lasgush Poradeci.

 “Ishte sfidë e madhe për mua që sivjet të marrë pjesë në kolonin e artit në Pogradec. Duke pikturuar me teknikat që unë punoj në gurë dhe kanavacë, kisha nderin që të jem e ftuar në këtë aktivitet që morën pjesë dhe muzikantët shqiptarë. Kjo më bëri që të kem një frymëzim më të madh dhe të bëj këtë performancë para publikut. Nuk doja që të eksperimentoj diçka të re, por çdo pikturë ka një mesazh të vetin, kësaj here kam trajtuar fjalët dhe muzikën më telajo”, shprehet Kasiopeja Naumoska.

Teksa, të paktë kanë qenë artistët që ngarkesat negative të shkaktuara nga pandemia Covid 19 i kanë mposhtur me art, organizatori Saimir Ahmeti, na tregon se veprat më të mira të 30 artistëve do t’i dhurohen galerisë së Arteve në Pogradec

 “Artistët këtu qëndrojnë një javë. Njihen me vendin, edhe pastaj zgjedhin temat që trajtojnë në telajo. Pasi të përfundojnë performancat, do të çelet një ekspozitë dhe më pas, tablot më të mira do t;i dhurohen galerisë së qytetit”, thotë organizatori Saimir Ahmeti.

Aktiviteti është i konceptuar në tre pjesë, në dy prej të cilave artistët do të pikturojnë në natyrë.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?