30% e bashkive nuk mbledhin asnjë lekë nga taksa e fjetjes në hotel! Ekspertët: S’lëshojnë faturë! Të fiskalizohet hoteleria

26 Tetor 2023, 17:12| Përditesimi: 26 Tetor 2023, 17:55

  • Share

Pushteti vendor humbet miliona lekë çdo vit nga mos mbledhja e taksës së fjetjes në hotele. Kjo taksë duhet të paguhet nga biznesi për çdo natë qëndrimi të pushuesve, dhe që mblidhet nga drejtoria vendore e taksave e tarifave.

“Mund të them që kjo taksë në 99% të rasteve nuk vilet fare, madje turistët e huaj janë të lumtur që gjetën një vend ku nuk paguhet taksë akomodimi. Por ka raste ku njësitë akomoduese e kërkojnë një taksë akomodimi, dhe nuk e paguajnë më tutje, pra e kalojnë në fitim të njësisë akomoduese”, eksperti Ferjolt Ozuni.

Taksa që varjon nga 35 lekë deri në 350 lekë, në varësi të vendit të akomodimit dhe bashkisë, përfshihet në faturën që paguan qytetari për dhomën e hotelit, por ekspertët e sektorit pohojnë se në shumicën e rasteve hotelet apo strukturat e tjera nuk presin faturë për dhomën.

“Shpeshherë në njësitë akomoduese, në restorante apo hallkë tjetër të sektorit ka pasur mangësi fiskale, sidomos në mos lëshimin e faturave tatimore. E gjitha kjo do të bëhet e mundur vetëm në rast se njësitë lokale do të bashkëpunojnë me drejtorinë e tatimeve që kjo gjë të mund të unifikohet në faturën tatimore të fiskalizuar”, pohon eksperti.

Mungesa e të ardhurave nga kjo taksë në buxhetin e bashkive, konfirmohet edhe nga raportet e financave vendore, ku theksohet se informaliteti dhe mos deklarimi i net qëndrimeve ju shkakton miliona lekë humbje bashkive.

Në raportin e vitit 2022 thuhet 1/3 e bashkive nuk e mbledhin fare këtë taksë, kurse 21 bashki të tjera regjistrojnë nivel të ardhurash që llogaritet në më pak se 1% të ardhurës totale të gjeneruar nga kjo taksë.

Për të shmangur evazionin Ministria e Turizmit tha se vjelja e kësaj takse do të reformohet, për ta bërë sistemin dixhital në mënyrë që netët e qëndrimit të kontrollohen në kohë reale.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?