TIRANË- Vështirësitë financiare të shkaktuara nga pandemia COVID-19, kanë bërë që familjet ti drejtohen marrjes së borxhit. Banka e Shqipërisë raporton se 30% e familjeve shqiptare në vitin 2021, kishin një borxh për të shlyer të marrë kryesisht tek të afërmit e tyre. Sa i takon kredive shumica prej tyre janë marrë për konsum, ndërsa një pjesë e vogël shkojnë për blerje banese apo pasuri të tjera të patundshme.
Për të shmangur problemet në shlyerjen e kësteve apo procedurat që duhen ndjekur për të marrë kredi raporti tregon se 55% e familjeve që kanë një borxh e kanë marrë atë tek të afërmit e tyre, ndërsa vetëm 45% i janë drejtuar sistemit financiar. Sa i takon borxhit të marrë nëpër banka dhe jo-banka 25% të rasteve janë kredi hipotekare, ndërsa 75% e huamarrjeve përfaqësojnë kredi konsumatore, overdraft dhe kartë krediti.
Sa i takon kredisë konsumatore, 31% e saj përdoret për mobilim të shtëpisë dhe blerjen e pajisjeve elektroshtëpiake, 22% e saj përdoret për të mbuluar kostot e jetesës dhe 18% e familjeve i janë drejtuar kredisë konsumatore për të mbuluar shpenzimet e papritura të mëdha siç janë problemet shëndetësore.
Ngarkesa më e lartë me borxh sipas bankës qendrore është tek të papunët, të cilët kanë edhe peshën më të madhe të kredisë konsumatore të tërhequr.
Ndërkohë sipas anketës qytetarët kredinë hipotekore 31% e familjeve të pyetura e kanë marrë për të mobiluar banesën, 21% e kanë marrë për të blerë shtëpi, dhe pjesa tjetër prej mbi 20% e familjeve e kanë marrë për të financuar një biznes familjar dhe për qëllime edukimi.
Ky vrojtim iu drejtua gjithsej 2,496 familjeve, nga të cilat 2,261 e plotësuan pyetësorin, ndërsa pjesa tjetër më pak se 10%, refuzuan të merrnin pjesë në vrojtim.
Mos ja beni Rames keto shkrime negative. e Rames po lulezon. 4 vjet nje stadium ne Kukes e ka bere edhe tre inceneratore qe thuShqiperia het se punojne jane paguar parate. Do e bejme Shqiperine e paster apo jo ?
Përgjigju