1 në 3 shqiptarë mendojnë se opozita ka nevojë për një lider të ri! Sipas rezultateve të sondazhit të institutit italian Piepoli në bashkëpunim me Report Tv për periudhën parazgjedhore, 33% e qytetarëve shqiptarë të anketuar, duan një lider të ri në opozitë, në mënyrë që të fitojë zgjedhjet. 34% e tyre kanë si lider të preferuar në opozitë për të fituar zgjedhjet Sali Berishën, i cili fiton ndaj Enkelejd Alibeajt që vlerësohet nga 19% e shqiptarëve. Më dobët si lider opozite, vlerësohet Ilir Meta, ku vetëm 1 % e qytetarëve të anketuar e mendojnë si lider të opozitës që të fitojë zgjedhjet.
Lajmi kryesor:
Sondazhi në Report Tv/ PS forcë e parë në 14 maj! PD e Alibeajt pikiatë! Berisha-Meta të dytët! Veliaj ‘nuk e diskuton’ fitoren në Tiranë, Këlliçi s’i kalon 38%
B.K.//ReportTv.al