30 vdekje gjatë aksidenteve në punë në 2023! Inspektorati për Report Tv: Më shumë raste në ndërtim, miniera e fasoneri! 148 masa ndaj subjekteve

28 Janar, 16:10| Përditesimi: 28 Janar, 21:00

  • Share

Mungesa e sigurisë në punë dhe mosmarrja e masave që sigurojnë jetën e punëtorëve, ka shkaktuar shumë viktima në kantiere. Sipas të dhënave të Inspektoratit të Punës, vetëm gjatë vitit 2023 janë shënuar 30 aksidente me humbje jete, ndërsa janë plagosur 168 punonjës.

Sektori i ndërtimit, që konsiderohet me i rrezikshmi, mban vendin e parë për numrin e lartë të aksidenteve dhe humbjet e jetës në punë, çka e dëshmojnë edhe  shifrat e vëna në dispozicion Report Tv nga Inspektorati i Punës. Gjatë 2023 janë shënuar 32 aksidente në kantieret endërtimit, ku 8 prej tyre kanë humbur jetën. Pas sektorit të ndërtimit, vijnë minierat dhe fasoneritë, si sektorët me numrin më të lartë të punonjësve të plagosur dhe jetëve të humbura në punë.

Rasti më i fundit u shënua në Tiranë, ku për shkak të mosmarrjes së masave të sigurisë teknike nga firma e ndërtimit ‘Arlis’, ishte në Tiranë. Dy kalimtarë të rastit Hysen Lavdari dhe Imelda Shkëmbi 45 vjeç, mbetën të plagosur me lëndime të shumta nga rënia e skelës në bulevardin “Gjergj Fishta’  në zonën e ish nisharakut, ku  më rëndë ishte i moshiari

Ndërkaq Inspektoratit i Punës konfimon se pas denoncimeve të ndryshme janë kryer gjithsej në të gjithë vendin  9938 kontrolle, dhe janë vendosur 148 masa administrative, duke nisur nga 43,675 lekë, ndërsa janë dhënë 1243 paralajmërime. Masat administrative janë vendosur kryesisht për subjektet që janë kapur me shkelje flagrante qoftë për siguritë në punë, apo shkelje të marrëdhënieve në punë.

 

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kruje: 28/01/2024 18:48

    6 muaj kam punuar ne ndertim ne Kruje tek pallatet e termetit.Siguria ne pune ishte zero dhe askush nuk ka ardh te kontrolloje se si punojne punetoret

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?