30 mijë dollarë për të shkuar në SHBA, Angli e Kanada, Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për 35 të dënuarit

25 Shkurt 2022, 10:42| Përditesimi: 25 Shkurt 2022, 14:15

  • Share

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë, për 35 të dënuarit për trafikim të paligjshëm. Shkalla e Parë e GJKKO dënoi me 190 vite burg 35 trafikantët e 7 grupeve kriminale.

Emrat e personave dhe dënimet e kryera: Ardian Corri 8 vite; Luan Qyrku 7 vite; Eno Mucollari  6 vite; Ardian Gurakuqi  6 vite e 4 muaj; Zaim Hysenbelliu 7 vite; Arben Kajaçi 6 vite; Genci Osmanaj 5 vite 4 muaj; Oltjan Serani 4 vite; Tanush Prenga  5 vite 4 muaj; Liri Muçollari  4 vite; Fuat Zaimi 5 vite 8 muaj; Nikolin Priska 4 vite, Ylber Rama 4 vite, Haki Tarja 4 vite; Bedri Bendaj 6 vite; Erenik Avdylli  4 vite; Nik Bushi 5 vite 8 muaj; Kolë Vushaj 7 vite e 4 muaj; Emiljan Sinjari, 4 vite; Alfred Kalaj 8 vite; Mhill Zefi  6 vite; Nosh Volaj  5 vite e 4 muaj; Prel Gjelaj 5 vite e 4 muaj; Sokol Duli 6 vite e 8 muaj; Euglen Dushku 4 vite; Leonora Dushku 4 vite Roza Frroku 4 vite; Blerim Brahimi 5 vite 4 muaj; Luigj Shtinja, 5 vite 4 muaj; Esat Cakoni 4 vite burg; Fatos Muja 5 vite 8 muaj; Kreshnik Muja, 5 vite 8 muaj; Artur Karaj, 6 vite,Kristian Zallinaj 5 vite e 4 muaj; Mensur Selami, 6 vite.

Operacioni u zhvillua në 2019! Nga 30 mijë dollarë për një dërgim në SHBA dhe në 10 mijë paund për në Britani e 5-10 mijë euro për vendet e BE-s ishin pagesat që të interesuarit i detyroheshin grupit kriminal.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?