30 mijë lekë për futbollistët, Shakohoxha në Report Tv: E mjaftueshme! Jo një kombëtare Shqipëri-Kosovë, deklarata populiste abuzive

11 Maj 2020, 19:17| Përditesimi: 11 Maj 2020, 19:27

  • Share

Dritan Shakohoxha, gazetar sportiv, në një lidhje skype në Report Tv me gazetarin ka diskutuar situatën që po kalon sporti shqiptar në këtë periudhë pandemie.  Duke komentuar  mbi pagesën shtesë që FSHF ka bërë për të gjithë futbollistët prej 30 mijë lekë , Shakohoxha e ka cilësuar të mjaftueshme pasi të gjithë marrin rrogat nga klubet, ku 92 % e tyre janë nën administrim nga bashkitë.

"Janë të mjaftueshme 30 mijë lekë për një futbollist , pasi ata marrin rrogat, ku 92 %  e klubeve janë nën administrim të bashkive dhe asnjë nuk ka thënë ndonjëherë se janë ndërprerë rrogat. 30 mijë lekë janë plus nga FSHF. Pagesa e FSHF ka qenë një moment i vështirë, gjithsesi besoj se futbollistët më shumë se një rrogë 300 mijë lekë vlen të hapen fushat që të luhet sërish", tha Shakohoxha.

Ideja e një kombëtare të vetme mes Shqipërisë dhe Kosovës, është parë nga gazetari sportiv Dritan Shakohoxha si deklarata populiste dhe abuzive dhe të pavenda pasi ata janë dy shtete dhe normalisht që do të kenë dhe dy kombëtare.

"Nuk kemi pse kemi një kombëtare, ne jemi dy shtete dhe kemi dy kombëtare. Ky është një populizëm abuziv, pasi deri sa kemi dy shtete do të kemi çdo gjë me 2 dhe dy kombëtare. Pas krijimit të shtetit të Kosovës, iu dha mundësia disa djemve të tjerë që të përfaqësojnë popullin e  tyre. Nuk besoj se u forcua njëri apo u dobësua tjetrit", tha Shakohoxha.

Ora 19:22
Shakohoxha komenton deklaratën e Rudi Vatës: Nëse s'je i aftë të bësh diçka nuk është faji i të tjerëve

Dritan Shakohoxha ka komentuar dhe deklaratat kritike të Rudi Vatës se figurat e rëndësishëm po lihen mënjanë në futbollin shqiptar. Sipas Shakohoxhës , Vatës i është dhënë mundësia të bëjë shumë gjëra, por nëse s'je i aftë të bësh diçka nuk është faji i të tjerëve.

"Vata i ka provuar të gjitha është bërë trajner, drejtor, menaxher të federatës së futbollit. Nëse nuk je i aftë të bësh diçka nuk është më faji i të tjerëve, por është i yti. Sot të gjithë të bëjnë atë që janë të aftë të bëjnë këtë gjë, gjithsesi Shqipëria është e madhe për të jetuar të gjithë. Igli Tare nuk ka pranuar asnjëherë të vij në Shqipëri edhe pse i është bërë oferta. të dy kanë dhënë  kontributin e tyre", tha Shakohoxha.

Ora 19:22
FSHF kritika Ramës, Shakohoxha: I vetmi kryeministër që ka ndihmuar më shumë sportin

Debati dhe kritikat e FSHF se qeveria nuk ka ndihmuar  sportin në këtë periudhë pandemie, gazetari sportiv tha se Rama është i vetmi kryeministër që ka ndihmuar dhe investuar më shumë në sportin shqiptar me stadiume të reja.

"Kryeministri aktual është ai që ka ndihmuar më shumë sportin në historinë shqiptare për ndërtimin e  stadiumeve. Sigurisht që kjo nuk mjafton dhe duhen ende investime në sport, por siç e thashë 92 % e klubeve janë pronë e bashkive dhe paguhen rrogat nga bashkitë", tha Shakohoxha.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?