30 mijë profesionistë të lirë do taksohen prej 2024-ës! Tatimi i të vetëpunësuarve rrit me 30 mln euro të ardhurat

11 Nëntor 2023, 19:31| Përditesimi: 11 Nëntor 2023, 23:26

  • Share

Më shumë se 30 mijë do të jetë numri i profesionistë të lirë prej vitit që vjen do të paguajnë tatim mbi të ardhurat e tyre vjetore, ndërsa shuma e parashikuar të mblidhet për buxhetin e shtetit është 30 mln euro. Efektet e ndryshimit ligjor që futet në fuqi nga 1 janari i vitit që vjen është parashikuar edhe në projektbuxhetin 2024.

Në relacionin e projektbuxhetit thuhet se në vijim të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” i miratuar në 3 mujorin e parë të vitit 2023, ka është parashikuar futja në skemën e taksimit nga 1 janari i vitit 2024 të subjekteve që furnizojnë shërbime profesionale, pritet të mblidhen të ardhura në vlerën 3 miliardë lekë ose përafërsisht 30 milionë euro.

Futja në sistemin e taksimit e kësaj kategorie sipas Ministrisë së Financave është bërë për shkak se shumë profesionistë të lirë, ofronin shërbimin e tyre për kompani të ndryshme ndërkohë që nuk paguanin tatim për shkak se janë të regjistruar si persona fizik.

Një tjetër arsye zbuloi Ministri i Financave Ervin Mete, se përse erdhi një vendimmarrje e tillë, lidhet edhe me skemën e pensioneve dhe nevojën për të rritur kontributet. Pasi duke i bërë pjesë të skemës së tatimin këta individë bëhet më e kontrollueshme edhe pagesa e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Ndërsa për ekspertët tatimi në mënyrë progresive i profesioneve të lira, krijon premisa për korrupsion, shkaktohen diferencime dhe diskriminim midis biznesit që deri në 14 milionë lekë nuk paguan tatim kundrejt një profesionisti.

Disa nga profesione që do jenë pjesë e skemës, janë avokatët, fotografët, arkitektët, kontabilistët, dentistët, farmacistët, dizajner, përmbaruesit, videografët, specialistë IT etj. Por një listë të plotë të kategorive që përfshihen në tatim sipas nenit 14 të ligjit për tatimin mbi të ardhurave do ta miratojë Këshilli i Ministrave.

Kategoria e profesionistëve të lirë do tatohet në mënyrë progresive me dy fasha.

Ata që sigurojnë të ardhura vjetore deri në 14 milionë lekë do të tatohen me 15% ndërsa ata që kanë të ardhura mbi 14 milionë lekë do të paguajnë 23% tatim.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Drejt kosoves: 22/12/2023 16:23

    Mesa duket te gjithe drejt kosoves per taksa shume me te uleta

    Përgjigju
  • Baca: 29/11/2023 23:30

    Si mund te barazosh nje profesionist te lire I cili ka marre rrezikun te punoj per veten e vet, mundohet te gjej punen, te bej punen, me pas te marre pagesen ku ke te besh me lloj lloj personash, ndersa nje I punesuar e ka Punen te sigurt dhe rrogen te sigurt. Per te mos fol qe profesionisti I lire duhet te luftoj dhe me punojesit e administrates qe Jane si ujqer duke I marre punen sepse kane arren dhe gurin. Kjo eshte shqiperia e ndershme, sjam kunder taksimit por me nje Nigel te Vogel sepse rreziku per nje profesionist te lire eshte me rrezik te madhe

    Përgjigju
  • Baca: 29/11/2023 20:27

    Mendoj qe eshte skeme e gabuar edhe e lobuar nga oligarket. Do ishte me ndershme qe profesionit te lire te vendosej nje fashe mbrojtes psh nga 0-2 milion lek te vjetra taksimi 0 sepse nje profesionist I lire Ka nje barre te larte rreziku sepse duhet te gjej punen

    Përgjigju
  • Bim: 12/11/2023 17:21

    Shume mire qe taksohen, edhe ato duhet te japin kontributin e tyre ne shoqeri. Ju qe shani edhe lesht po ju kallxoj qe ne Itali shteti te merr 43% e ate qe fiton mbi 75.000 euro gjiro keshtu qe taksat ketu jane me te ulta. Problemi eshte qe te gjithe ti paguajn por ketu i dojn te gjitha rruge, uje drita rroge te larta pa paguar asgje

    Përgjigju
    • Bim me halle shume: 12/11/2023 21:29

      Mjekesine si e ke o Bim. Shkollen e femijeve o Bim. Sigurine o Bim me halle shume. A e di ti qe ne paguajme ne kete moment 43% e me shume pa pase asgje nga ato qe ti thua me lart. Pse ike o Bim mqs ishte lule Shqiperia... apo je sufllaqexhi diaspore dhe ti

  • ceni: 12/11/2023 11:07

    Kjo eshte nje shtyse qe te largohen nga vendi dhe ata specjaliste qe kane mbetur.

    Përgjigju
  • Andi: 12/11/2023 07:54

    Tatohet inteligjenca dhe njerezit qe punojne. Ku ka me politike idiote!?! Pastaj thone pse ikin njerezit! As nuk bejne ca analiza per te kuptuar. Sot ka persona fizike si nje fotograf per shembull, qe ka nje dyqan ku shet produkte dhe ben edhe ndonje foto. Ka nja dy shitesa ne pune, etj. Ky eshte me shume dyqan se profesionist i lire. Po te shkoje me kete logjike, cdo elektricist, hidraulik, mekanik, kuzhinier, eshte profesionist i lire. Bejne cirqe. Vendos takse 10% per te gjithe dhe menaxho sistemin, se tani do iki per lesh komplet

    Përgjigju
  • Geri: 11/11/2023 22:44

    Pse do duhet qe nje profesionist i lire, i cili treg ka internetin, te qendroje ne Shqiperi me kete ngarkese fiskale? Si i ndikon bizneset qe punojne me freelancers kjo levizje? Do marre qeveria me shume apo tafmaja e madhe do e lere pa gje? Jane leke te pastra qe vijne deri tani nga jashte, te cilat do shkojne me shume mundesi ne Qipro apo neper vende qe ofrojne paketa digital nomadesh me taksa te uleta. Jane para qe deri tani shpenzohen ne vend dhe qe japin nje incentive me shume qe edhe ata qe kane mbetur te qendrojne, para te cilat paguhen tek mekaniku, tek restoranti, tek mobilieri, tek bukeshitesi, tek marketi, tek berberi, etj etj. Po keputet nje zinxhir te tere ku shteti merr nderkohe taksa. Gjithmone gernete keni qene ne ekonomi, gjithmone qeverite me taksa me te larta kane qene socialiste. Ata te tjeret ne fakt kane hallin e Saliut, dhe populli mbetet jetim. Gjynof!

    Përgjigju
  • Eri: 11/11/2023 22:17

    Kush do punoje apo keto emigrantet qe do sjelli qeveria

    Përgjigju
  • Gjermani, Gjermani: 11/11/2023 22:11

    1. Do kthehen ne evazore edhe ato qe ishin te rregullt 2. Sapo ti turrin inspektoret, do ti korruptohen 3. Mashtron per sistemin e kontributeve.. nese te djeg shume per pensionistet pse nuk tregon dhe sa do jete rritja e tyre 4. Gjermani o Gjermani

    Përgjigju
  • Koli: 11/11/2023 20:33

    Shtet plere. Po ikin te gjith, ska asnje standart, TVSH 20% mbi cdo gje e tani prap takson.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?