Donald Trump

Bota

'30 mln dollarë Iranit për energjinë bërthamore', Trump hedh poshtë raportimet: As kam folur dhe as kam ofruar asgjë

30 Qershor, 13:10| Përditesimi: 30 Qershor, 13:22

  • Share

Presidenti amerikan Donald Trump ka përgenjeshtruar raportimet se administrata e tij ka diskutuar mundësinë e ndihmës ndaj Iranit deri në 30 miliardë dollarë për të ndërtuar një program bërthamor për qëllime civile.  

Në një postim në Truth Social, Trump deklaroi: “I thoni senatorit të rremë demokrat Chris Coons se unë nuk po i ofroj Iranit asgjë, ndryshe nga Obama, i cili i pagoi ata miliarda dollarë sipas ‘rrugës idiote drejt një armë bërthamore’ JCPOA (e cila tani do të kishte skaduar!), as nuk po flas me ta që kur ne i shkatërruam plotësisht objektet e tyre bërthamore.”

Coons deklaroi se Trump po shqyrtonte një marrëveshje, si ajo e nxitur nga ish-Presidenti Barack Obama. “Presidenti Trump, sipas raportimeve të shtypit, tani po lëviz drejt negociatave dhe po i ofron Iranit një marrëveshje që duket disi e ngjashme me marrëveshjen me Iranin që iu ofrua nga Obama: dhjetëra miliarda dollarë stimuj dhe sanksione të reduktuara në këmbim të braktisjes së programit të tyre bërthamor”, tha Coons.

Marrëveshja e mundshme u raportua për herë të parë nga CNN duke cituar burime të shumta të njohura me çështjen. Media njoftoi se detajet e propozimit u diskutuan javën e kaluar gjatë një takimi sekret, që zgjati disa orë, midis Steve Witkoff, të dërguarit special të SHBA-së në Lindjen e Mesme, dhe partnerëve në Gjirin Persik.

Sipas medias amerikane, ky plan u prezantua një ditë para se SHBA-të të kryenin sulmin e tyre ndaj centraleve bërthamore Fordoë, Natanz dhe Isfahan.

Një raund i gjashtë bisedimesh midis SHBA-së dhe Iranit ishte planifikuar për 15 qershor, por Izraeli nisi sulme ajrore ndaj objekteve ushtarake, bërthamore dhe civile iraniane më 13 qershor.

Konflikti 12-ditor midis Izraelit dhe Iranit u ndal me një armëpushim të ndërmjetësuar nga SHBA-të, i cili hyri në fuqi më 24 qershor.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?