Prokuroria e Tiranës

30 mln euro tenderë për 'DH Albania'/ Prokuroria e Tiranës merr në pyetje zyrtarë të OST dhe ARRSH

14 Janar 2019, 17:03| Përditesimi: 14 Janar 2019, 17:45

  • Share

TIRANË - "Shqiptarja.com" zbardh detaje të reja nga hetimet e prokurorisë së Tiranës për 'DH Albania' lidhur me tenderin 12 mln euro të linjës së tensionit 220 kw Burrel-Peshkopi. Gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno raporton se, sot organi i akuzës së kryeqytetit ka pyetur 5 zyrtarë të komisionit të ofertave pranë OST, e cila shpalli fituese kompaninë. 

Personat janë pyetur për dokumentet që kompania ka dorëzuar dhe çfarë verifikimesh kanë kryer ata për të kuptuar origjinalitetin e tyre dhe vërtetësinë e bilanceve të kompanise. Ndërkohë, prokuroria vijon hetimet edhe sa i takon tenderit 18 mln euro dhënë të njëjtës kompani edhe për lotin e parë të "Unazës së Madhe" që rezultoi se ishte përfituar me dokumente të falsifikuara në shtetin Delaware në SHBA, duke përdorur materiale shkresore të një kompanie amerikane Dunwel Haberman.

Të njëjtat burime saktësuan për gazetarin Elton Qyno se nesër janë thirrur në Prokurori edhe pesë zyrtarë të ARRSH-së. Pritet që në ditët në vijim Prokuroria të kërkojë edhe arrestimin e Avdjol Dobit, 26-vjeç i cili rezulton administrator i shoqërisë "DH-Albania". Nuk dihet vendodhja e Dobit, i cili dyshohet se është larguar jashtë vendit pas zbulimit të skandalit në dhjetor 2018. 

DH-Albania me administrator Avdjol Dobin, 26-vjeç

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?