Duke nisur nga ky muaj, Gjykata Kushtetuese do të nisë shqyrtimin e kërkesave, disa prej të cilave presin prej vitesh.
Mirëpo ndonëse pritej që të parat në listë të jenë zgjedhjet e 30 qershorit 2019, një çështje që pritet të marrë vëmendjen e anëtarëve të Kushtetueses pasi opozita i cilësoi si antikushtetuese, kjo nuk do ndodhë.
Ish-deputeti Arben Ristani në emisionin "Pa Protokoll" në Report TV ka thënë se çështja e 30 qershorit është me sensibilitet të lartë publik dhe duhet të shqyrtohet shpejt në të kundërt ai shton se një “drejtësi e vonuar është një drejtësi e munguar”. Në rast se nuk e shqyrton çështjen në kohën që ka kuptim, sipas Ristanit ajo nuk merr më vlerë.
“Ska rëndësi të madhe nëse e ka paditur apo po PD 30 qershorin. Se ka qenë kundër. E rëndësishme është se janë dy kërkesa, edhe e presidentit dhe shoqatës bashkimi. Çështja është aty për t’u shqyrtuar. Gjykata ka një rradhë. Është në praktikë të GJK dhe të të gjitha gjykatave, gjyqtarët për shkak të rëndësisë së çështjeve shqyrtojnë çështje pa rradhë.
Të shohim, unë mendoj se këto janë çështje me sensibilitet të lartë publik. E mira do të ishte... një drejtësi e vonuar është një drejtësi e munguar. Në rast se nuk e shqyrton çështjen në kohën që ka kuptim nuk merr më vlerë. Çështje të tilla kanë sensitet publik, ndjeshmëri publike. Nga ana tjetër mundet që të shqyrtohen pa rradhë edhe për shkak të faktit se koha është element thelbësor në këtë rast. Un ëshpresoj se GJK ti marri në shqyrtim këto çështje. Sigurisht pa humbur kohë, të shqyrtohet para 30 qershorit që të mos bëhet precedent”, tha ai.
Kurse sa i përket bllokimit të formimit të gjykatës Kushtetuese Ristani ka thënë se është bërë për interesa personale politike ose prej paaftësisë.
“Gjykata kushtetuese është bllokuar nga njerëz djallëzor për interesa politike ose njerëz të paaftë që skanë pasur koshiencën e duhur ligjore”, tha ai.
Nga ana tjetër avokati Jordan Daci i cili ka paditur në Gjykatë zgjedhjet e 30 qershorit ka thënë se nuk mendon që nuk do të përjashtohet mundësia e shqyrtimit të çështjes gjatë këtyre 3 muajve. Madje sipas tij do ishte në integritet të anëtarëve të gjykatës për të dhënë një mesazh për publikun mbi paanshmërinë e tyre për të vendosur jo vetëm për këtë rast por edhe për disa çështje të tjera me rëndësi.
“Nuk mendoj se përjashtohet mundësia e gjykimit të çështjes brenda këtyre 3 muajve, madje do ishte në integritet të anëëtarëve të gjykatës për të dhënë një mesazh për publikun mbi paanshmërinë e tyre për të vendosur jo vetëm për këtë rast por edhe për disa çështje të tjera me rëndësi. Kemi dy faza, nëse çështja do të pranohet për shqyrtim që për mua duhet se sben por për shkak të rëndësisë së çështjes. Ne kemi ngrit disa çështje. Nëse poranohet kërkesa jonë për shqyrtim dhe vendoset pranimi i kërkesës... se ne kemi kërkuarkonkretisht konstatimin e antikushtetutshmërisë së zgjedhjes së atyre që kanë dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, dmth kryetarve të bashkive dhe këshillave bashkiak. Kjo është objekti. Ne kemi zgjedh një x përbërje por gjykata mund të thërrasë palët e interesuara. Mund të thërrsë subjektin. Në gjykimin tim çështja duhet të pranohet. Objekti i kërkesës është konstatimi i antikushtetutshmërisë së zgjedhjeve të 30 qershorit”, tha Daci.
Kurse avokati Saimir Vishaj, vendimin e Gjykatën Kushtetuese për të mos shqyrtuar të parën çështjet më të “nxehta”, siç është ajo e 30 qershorit, e ko konsideruar si një shenjë shprese, dhe mesazh, sipas tij për ti thënë presidentit dhe çdokujt tjetër që kërkon të ndikojë politikisht që të qëndrojnë larg.
“Gjykata kushtetuese nuk është gjykatë politike. Këtë duhet ta pranojmë ne si gjykatë por edhe si subjekt. Gjykatat nuk mund të vendosin për atë që ne jemi sensibël ose për natyrën e çështjeve politike apo individuale. Pavarësisht se si u zgjodhën se nuk janë më të mirët e të mirëve, ne duhet ti lëmë të qetë që në një vendimmarrje për të caktuar rendin duhet të vendosin bashkarisht në një vendim se përse një çështje duhet të kapërcejë numrin rendor. Mënyra se si ata e kanë bërë planin na japin shpresën për ti thënë presidentit dhe çdo lloj subjekti politik që të jenë larg kësaj. Mënyra si kanë përzgjedhur është një shpresë”, shtoi Vishaj.
Kur flet Rustabi per litre gjet eshte hipokrizia me e madhe be bote .Po ti duhesh futur ne burg per maskaraden e zghedhheve te 2009 dhe per vjedhjen e mandatit ne mes diellit te kryebashkiakut te Turanes.Ti je turp per drejtesine qe lejove ate pisllek te vitave te pa vlerra.Ndersa per 30 Qershorin ,Kushtetuta e percakton qarte se diten e zghedhjeve e vendos presidenti ( pra data 39 Qershor) por ai nuk e ka te drejten ta anulloj ate . Kur opozita vendosi daljen nga parlamenti nuk e pyeti presidentin ose ka qene e planifikuar per bllokim politik
Përgjigju