Data 30 duhet të jetë një numër ters për Lulzim Bashën, por që mund t’i kthehet mbarë në të ardhmen. 30 qershori i vitit të kaluar, ishte hera e fundit kur Lulzim Basha përdori shantazhin dhe kërcënimin, si mjet politik dhe dështoi. Disa muaj para 30 qershorit, dogji mandatet e deputetëve, me shpresë se shumica do gjunjëzohej.
Kur e pa që deputetët e zëvendësuan, bëri një akt tjetër final vetëvrasës, duke ikur dhe nga zgjedhjet lokale. Edhe ata u zhvilluan.
Pas kësaj ai e nxori Partinë Demokratike në rrugë, pa asnjë deputet dhe pa pushtet lokal.
Beteja e tij kundër 30 qershorit, e udhëhequr dhe “garantuar” nga Ilir Meta, i cili u kishte premtuar fuqinë e dekretit të tij, dështoi dhe ndëshkoi rëndë, si asnjëherë më parë në historinë e politikës shqiptare, një parti të madhe, duke e kthyer në parti rrugësh.
Pasojat e kësaj humbje të hidhur Partia Demokratike vazhdon t’i përjetojë.
30 korriku është pasojë e 30 qershorit. Nëse Lulzim Basha nuk do kishte ikur nga Parlamenti dhe nga zgjedhjet lokale, si pjesë e një aksioni për të de-institucionalizuar politikën shqiptare, sot nuk do kishte 30 korrik dhe as ndonjë shans që të rikthehej normaliteti elektoral në Shqipëri, duke votuar ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë hapjes së listave dhe koalicioneve parazgjedhore me një listë të përbashkët.
Por mbi të gjitha, 30 korriku tregoi se Lulzim Basha dhe Ilir Meta e kanë kuptuar dhe e kanë ndjerë thellë, se çfarë kanë bërë një vit më parë.
Dëgjova reagimet e tyre dhe sot mu dukën normale. Lulzim Basha mu duk më i pjekur, më i qartë, dhe më i vetëdijshëm se çfarë i ka bërë PD-së. Nuk përsëriti më ato marrëzitë e mëparshme, të tipit “nuk do hyj në zgjedhje”, “do përmbysim me dhunë” etj. Tha ato budallallëqet e zakonshme që nuk e njeh 30 korrikun, siç nuk do njihte 30 qershorin, por ato i kuptoj. E kuptoj madje dhe trimërinë e Metës që i thotë “mos guxo të provokosh më”, apo premtimin e Bashës se “do fus në burg Edi Ramën”. Dhe unë nuk besoj se Rama ka nevojë t’i provokojë më. Rëndësi ka që këtë radhë u bindën të futen në fushatë elektorale, se herë tjetër dhe sikur ta shikonte dikush me inat në rrugë, iknin nga zgjedhjet.
Po ashtu Ilir Meta pritej që sot të bëhej sovranist dhe u bë, duke mos fshehur dëshpërimin që dhe Bundestangu ishte dakord me 30 Korrikun.
Po ashtu Basha e ka pasur pak të vështirë t’ua shpjegojë ekipit të afërt reagimet e Parlamentit Europian, atë të relatores së Shqipërisë në Parlament Europian, të relatorit të Bundestagut në Parlamentin Europian etj, të cilët pranonin 30 Korrikun dhe shprehnin keqardhje për mungesën e konsesusit të opozitës.
30 qershori i vitit të kaluar, është ende i freskët për të kuptuar, se këtë 30 korrik e kanë dhuratë prej tij. Është çmimi i hidhur që duhet të paguajë çdo udhëheqës, kur humbjet i shpall fitore dhe dështimet i shpall suksese. Ndaj PD është më e fituar këtë 30 korrik, pasi, e para e kupton që nuk ka fituar gjë dhe e dyta e kupton se çfarë ka humbur nga marrëzia e vitit të kaluar. Tani e treta e vërteta çfarë të kenë. Rëndësi ka që një hap të madh e kanë hedhur. E kanë kuptuar se kur djeg mandate e dhuron pushtet, nuk të pyet më njeri.
Medemek nuk e pjerdh me kush PD
Përgjigju