30% shtesë të pagës nëse mjekët japin konsulta jashtë orarit, Dollenberg: S’ka efekt të drejtëpëdrejtë në frenimin e largimit të bluzave të bardha

30 Qershor 2023, 13:40| Përditesimi: 30 Qershor 2023, 14:19

  • Share

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha dje (29 qershor)  se qeveria ka miratuar vendimin për të lejuar praktikat dyshe të mjekëve specialistë në spitalet autonome. Sipas vendimit, mjekët që do të kryejnë konsulta ambulatore jashtë orarit të punës, do të marrin 30% të pagës shtesë.

Por për mjeken Aurora Dollneberg, e cila jeton në Gjermani, kjo masë nuk do të ketë efekt të drejtpërdrejtë tek parandalimi i mjekëve për tu larguar nga Shqipëria. Sipas Dollenberg duhet të ofrohet një shërbim sa më i mirë për qytetarët.

‘Duhet të diskutohet se në cilën masë ka shteti te drejtë që të ndikojë në karrierën e mjekut. Nuk e di në total se kush është qëllimi final i kësaj mase pasi në vetvete duket si një e drejtë legjitime. Vendimi ndikon në karrierën profesionale të studentëve. Është një masë e cila nuk ka një efekt të drejtpërdrejt tek parandalimi i mjekëve për tu larguar nga Shqipëria. Ajo që dëshirojmë të gjithë si shqiptarë është që qytetari të ketë një shërbim sa më të mirë cilësor për të përballur këtë ikje masive të të rinjve. A do ketë nj efekt stopues e madje edhe një efekt nxitës. Janë dy pika shumë të rëndësishme nëse e detyrojmë një mjek të ri në një zonë të caktuar të Shqipërisë duhet ti mundësojmë diçka.'- tha Dollenberg.

Dollenberg u shpreh më tej se nga Shqipëria ka një numër të lartë mjekësh që duan të largohen. Sipas mjekes, duhet që të ketë një reformim të thellë në sektorin shëndetësore, ku mjekët të trajtohen me dinjitet.

‘Janë rreth 3000 mjekë që emigrojnë drejt Gjermanisë. Vetëm nga Shqipëria gjatë vitit të kaluar kanë ikur janë regjistruar 1081 mjekë të ikur. Një përqindje shumë e lartë. Ne jemi në vend i vogël që akoma kemi një moshë mesatare të re. Ky emigrim vjen momenti që edhe vendi se ka potencialin që të ketë më mjekë të rinj.  Në Shqipëri kë nevojë për një reformim shumë të thellë. Mjeku duhet të jetë i respektuar në vendin punës, të ketë një rroge dinjitoze, të jetë i sigurt në vendin e punës.’- tha Dollenberg.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 01/07/2023 03:30

    /Overtime/ eshte e drejte qe duhet te jete e pagueshme per te gjitha profesionet,privat,ose shtet,jo vetem per mjeket.

    Përgjigju
  • redi: 30/06/2023 17:24

    Shteti ka detyre kushtetuese te arsimoj shtetasit e vet ,por ka te drejte qe te kerkoj nga ata kontributin e tyre neoermjet detyresapo specialitetin qe kane.Mjeket kerkojne mos te kete detyrim qe te punojne tre vjet ne Shqiperi por te jene te lire te zgjefhin.Shteti ti lejoj pir te paguajne te gjithe detyrimet financiare te tyre ne universitet nga taksapaguesit shqiptar.Keshtu zgjidhet dhe kjo ceshtje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?