Politikë

30 ushtarakë dërgohen në operacionin e NATO-s në Novo Selo, Bullgari

10 Korrik, 23:07| Përditesimi: 10 Korrik, 23:09

  • Share

Këshilli i Ministrave mori sot vendim për pjesëmarrjen e personelit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, në përbërje të grup-batalionit shumëkombësh të NATO-s, në operacionin e forcës së përparuar tokësore (Forward Land Force), drejtuar nga NATO-ja, në Novo Selo, Bullgari

Kështu, qeveria vendosi dërgimin me mision të një toge, të përbërë nga 30 ushtarakë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, në operacionin e Forcës së Përparuar Tokësore (Forward Land Force), drejtuar nga NATO-ja, në Novo Selo, Bullgari.

Misioni i personelit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë është kryerja e detyrave në mbështetje të grup-batalionit shumëkombësh për sigurinë e kufirit lindor të Aleancës, në zonën e caktuar të përgjegjësisë.

Venddislokimi i togës së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë është në Novo Selo, Bullgari.

Kohëzgjatja e këtij misioni është deri më 31.12.2028, me sistem rotacioni. Periudha e rotacionit, për çdo togë, është 180 ditë, së cilës i shtohen edhe ditët e qëndrimit për ndërrimin me togën e radhës.

Ministria e Mbrojtjes, për ushtarakët pjesëmarrës në këtë operacion, përballon shpenzimet për dieta për ditët e qëndrimit, në masën 12 000 (dymbëdhjetë mijë) lekë në ditë, përveç pagës mujore; akomodim; ushqim; lavanderi; sigurimin e jetës; siguracionin shëndetësor jashtë zonës së operacionit; mbështetje shëndetësore; shpenzime për telefon, internet dhe shërbime postare; transport; transportimin e individëve të shkëputur të misionit për në atdhe, në rast vdekjeje, sëmundjeje ose thyerjeje disipline; aktivitete social-kulturore, në rastet e festave kombëtare, gjatë kohës së kryerjes së misionit; çdo shpenzim tjetër për mbarëvajtjen e kryerjes së operacionit.

Transporti i personelit, që merr pjesë në operacionin në Bullgari, ndërsa nis, ndryshon dhe përfundon detyrën për t’u kthyer në Shqipëri, mbështetja shëndetësore, akomodimi, ushqimi, uji, lavanderia, transporti i individëve të shkëputur nga operacioni për në atdhe, në rast vdekjeje, sëmundjeje ose thyerjeje disipline, përballohen nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes, përveç rasteve kur arrihet nënshkrimi i marrëveshjeve dy-ose shumëpalëshe, ku pala/palët tjetër/e tjera të marrë/marrin përsipër të përballojë/përballojnë këto shpenzime./ ATSH

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?