Mbiemri Vata duket se është i lidhur ngushtë me skocezët e Celtic. Kjo jo vetëm për faktin se kapiteni i kombëtares Rudi Vata ka luajtur atje, por edhe për shkak se djali i tij, Rocco, është pjesë e këtij ekipi dhe premisat i ka që të shkëlqejë në të ardhmen.
Aktualisht 17-vjeçari që luan si mesfushor i avancuar po kryen fazën përgatitore në qendrën stërvitore të Celtic, njëjtë siç bënte babai i tij Rudi Vata 30 vite më parë kur firmosi me skocezët. Këtë fakt e ka evidentuar bashkëshortja e Rudit, AnnFrancec Murraj, e cila në rrjetet sociale shkruan: “30 vite më parë Rudi firmosi me Selltikun, këtu është Rudi dhe Roko në fazën përgatitore 30 vite më pas.”
Rocco Vata aktualisht është pjesë e ekipit B të Celtic, që militon në kategorinë e pestë për nga kategoria në Skoci. Sa i përket kombëtares ai ka luajtur disa ndeshje me Irlandën e Veriut, por Rudi Vata nuk e ka mohuar kurrë që një ditë mund të veshë fanellën e Shqipërisë pavarësisht se shpeshherë ka ngritur zërin për mënyrën sesi drejtohet futbolli në vendin tonë.