30 vite nga eksodi i parë i shqiptarëve drejt Italisë, kineasti: Nuk e dinim se ku po shkonim! (VIDEO)

11 Mars 2021, 14:53| Përditesimi: 11 Mars 2021, 15:09

  • Share

30 vite pas eksodit të parë të shqiptarëve në bibliotekën e Institutit Italian të Kulturës u prezantua dokumentari “Anija e ëmbël” i Daniele Vicari-t. Filmi i realizuar në vitin 2012-të ka në qendër jo vetëm personazhe, si Eva Karafili, Agron Sula, Halim Milaqi, Kledi Kadiun, Robert Budina dhe Eduart Cota, por jetët e 20 mijë shqiptarëve, të cilët më 8 gusht të vitit 1991 me anijen “Vlora” mbërritën në portin e Barit.

“Filmi dokumentar do të jetë një imazh, një kujtim mbi të gjitha i një distance kohore, prej 30 vitesh më parë, kur “Anija e Ëmbël” shkoi në Itali. Filmi i realizuar me rastin e 20-vjetorit të këtij eksodi është prezantuar përmes festivaleve në të gjithë botën”, shprehet drejtoresha e Institutit Italian, Alessandra Bertini Malgarini.

Ndonëse, kineasti Ilir Butka nuk ishte pjesë e këtij udhëtimi, të njëjtën eksperiencë si shumë emigrantë të tjerë shqiptarë ka kaluar edhe ai. Regjisori teksa rrëfen se shqiptarët iknin pa e ditur se ku po shkonin, e cilëson këtë ngjarje shumë të rëndësishme për vendin tonë, por edhe për vendin mikpritës Italinë

 “Informacioni ynë sa i përket Italisë, ishte ai që transmetohej në televizion. Ai ishte imazhi që ne kishim nga Italia, pastaj secili nga ne kur arriti në Itali u përshtat në mënyrën e tij. Por nisja që kemi bërë në anijen me të cilën kam udhëtuar unë, ishte mbi bazën e asgjëje. Ne nuk dinim asgjë... As faktin që po shkonim në Itali”, shprehet kineasti Ilir Butka.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?