30 vite nga rivendosja e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, Yuri Kim: Punuam së bashku për përballimin e COVID dhe kërcënimet ndaj demokracisë

22 Mars 2021, 09:11| Përditesimi: 22 Mars 2021, 09:53

  • Share

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim e ka cilësuar si privilegj që të shërbesh si diplomat amerikan kudo në botë, ndërkohë që ka shtuar se Shqipëria është e veçantë.

Diplomatja Kim në një postim në rrjetet sociale, në kuadër të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëria, nënvizon se kur ka mbërritur në vendin tonë ka ndjerë ngrohtësinë e popullit shqiptar dhe lidhjen e thellë që ekziston midis dy vendeve tona. 

Yuri Kim thekson se qoftë për katastrofa natyrore, COVID, apo kërcënime ndaj demokracisë, jemi mbështetur tek njëri-tjetri dhe kemi punuar së bashku për të kapërcyer sfida të panumërta, krah për krah.

Po ashtu Kim thekson se kjo është një marrëdhënie që mishëron atë që do të thotë të jesh partnerë, çfarë do të thotë të jesh aleatë, çfarë do të thotë të jesh miq besnikë.

Në fund të mesazhit të saj Kim shkruan se jam e bindur se vendet tona do të arrijnë gjëra të mëdha gjatë 30 viteve të ardhshme dhe se miqësia midis amerikanëve dhe shqiptarëve vetëm do të thellohet.

“Është privilegj të shërbesh si diplomat amerikan kudo në botë – por më lejoni të them se Shqipëria është e veçantë. Që nga momenti kur mbërrita, kam ndjerë ngrohtësinë e popullit shqiptar dhe lidhjen e thellë që ekziston midis dy vendeve tona. Nuk ka amerikan që viziton Shqipërinë dhe nuk e përjeton atë. Gjatë vitit tim të parë këtu kam pasur mundësinë të udhëtoj përreth vendit tuaj të bukur dhe të përjetoj mikpritjen e famshme të popullit shqiptar. Faleminderit nga thellësia e zemrës! Dy vendet tona kanë shumë për të festuar së bashku. Dhe qoftë për katastrofa natyrore, COVID, apo kërcënime ndaj demokracisë, ne jemi mbështetur tek njëri-tjetri, kemi punuar së bashku për të kapërcyer sfida të panumërta, krah për krah! Kjo është një marrëdhënie që mishëron atë që do të thotë të jesh partnerë, çfarë do të thotë të jesh aleatë, çfarë do të thotë të jesh miq besnikë. Jam e bindur se vendet tona do të arrijnë gjëra të mëdha gjatë 30 viteve të ardhshme dhe se miqësia midis amerikanëve dhe shqiptarëve vetëm do të thellohet.’- u shpreh ambasadorja amerikane Yuri Kim në mesazhin e shpërndarë nga ambasada.

Përgjatë këtyrë ditëve është përkujtuar 30-vjetori i rivendosjeve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-së, ku personalitete të larta të politikës shqiptare si dhe amerikane kanë rivlerësuar lidhjen diplomatike mes dy vendeve.

Një ditë më parë ish ambasadori Donald Lu, që punoi në Shqipëri për më shumë se 3 vite e gjysmë, në mesazhin e tij e vuri theksin në atë që ishte puna kryesore e tij në Shqipëri vënia në jetë e Reformës në Drejtësi.  

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?