30-vite nda rivendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë ambasada amerikane në Tiranë vijon të sjellë mesazhe të dërguara nga ish-Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara për popullin shqiptar.
Sot ka qenë radha e Donald Lu, diplomatit që tani shërben në Kirgistan, por që punoi në Shqipëri për më shumë se 3 vite e gjysmë. Në mesazhin e tij Lu, e ka vënë theksin në atë që ishte puna kryesore e tij në Shqipëri vënja në jetë e Reformën në Drejtësi. Gjithashtu, Donald Lu e ka cilësuar si moment të rëndësishëm shërbimin si kryediplomat në Shqipëri, ndërsa ka risjellë edhe njëherë gjuetinë për peshqit e mëdhenj.
“Gjatë këtyre viteve kaluam shumë kohë duke punuar me reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe gjuetinë për peshqit e mëdhenj”, shprehet ambasadori Lu në videon e publikuar nga ambasada.
“Unë jam bindur që për sa kohë vendet tona ekzistojnë ne do të kemi gjithnjë një lidhje të veçantë mes popujve tonë. Gëzuar 30-vjetorin”, shprehet Lu në fund të mesazhit të tij.
Donald Lu ka qenë ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri nga 2015-2018.
populli i ndershem nuk mundet te duroje zgjedhen e palacove politikane qe luajne me fatet e vendit... ky vend duhet te behet sa me shpejt z.ambasador.. Ju shpetuat kete vend para 100 viteve . dergojeni ne fund misionin tuaj, bejeni Shqiperine pjese te Europes...
PërgjigjuFalnderim dhe mirenjohje per kontributet tuaja ekskluzive,zoti D.Lu, per Reformen madhore dhe jetike ne Drejtesi per vendin tim.Fale punes tuaj,nisa te besoj ne dashamiresine e SHBA-ve ndaj Shqiperise e shqiptarve ne shumice.Rezultatet e kesaj Reforme kane nisur te duken qartazi,,,por ende peshkaqenet nuk jane ndeshkuar. Paci shendet e suksese ne punen tuaj,zoti Lu.
PërgjigjuDo ket ardh per tu qethur ky...
Përgjigjue harroi shqipen ky? sa keq se nuk po na i meson dhe Kim-i. ishalla meson gjuhen e vendit ku eshte e u shet atyre fjalime te ngrohta. eh o kasolle ku na mblove e cfare na kujtove ...
Ndryshimin e sjell ajo fprce qeverisese,e cila ka treguar se megjithe gabimet,eshte e prirur per shtetformimin,realizimin e reformave themelore,si ajo administrative dhe vecanerisht ate te drejtesise,per forcimin e institucioneve dhe permiresimin e sherbimeve ndaj Popullit.Deputetet si parim,votojne si grup parlamentar vendimet politike qe merr forca qe i udheheq dhe i ka bere deputete... Deri me sot PS-ja ka treguar se kerkon te realizoje per cfare them me siper.
Përgjigju