Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

30 vite nga themelimi i 'Kushtetueses', Meta kujton 2 Marsin: Nisma e 'Rilindjes' për betimin te Lana të anëtarëve të Gjykatës u ndal falë popullit

20 Tetor 2022, 12:23| Përditesimi: 20 Tetor 2022, 12:26

  • Share

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në 30-vjetorin e themelimit të Gjykatës Kushtetuese ka kujtuar protestën e 2 marsit, mbajtur në kohën kur ishte president. Ai thotë se në 2 mars ka luftuar për mbrojtjen e këtij Gjykatës, teksa hedh akuza në drejtim të qeverisë se ka dashur që të kap këtë institucion të rëndësishëm të drejtësisë.

“Në 30-vjetorin e themelimit të Gjykatës Kushtetuese, një falenderim dhe mirënjohje për popullin e 2 Marsit që ju përgjigj thirrjes së Presidentit të Republikës për të mbrojtur pavarësinë e këtij institucioni shumë të rëndësishëm nga tentativat mafioze të Kryeministrit, nëpërmjet falsifikimeve, mashtrimeve, shkeljes së Kushtetutës dhe të ligjit, për kapjen dhe asgjësimin përfundimtar të saj.
Nisma e sektit të “Rilindjes” përmes ligjit antikushtetues për betimin tek Lana të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese u ndal vetëm falë shprehjes dhe qëndresës së palëkundër të vullnetit të popullit.
Ndaj të mos harrojmë mësimin e Thomas Jefferson: “Kur populli ka frikë nga qeveria aty ka Tirani. Kur Qeveria ka frikë nga populli, aty ka liri, aty ka drejtësi”, shkruan Meta.

Sot u shënuar 30 vite nga themelimi i Gjykatës Kushtetuese. Kryeministri Edi Rama cilësoi ‘Kushtetuesen’, një ngrehinë me dritë dhe hije, me vendime të diskutueshme, ndërsa ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim u tregua e ashpër me ata që ndërhyjnë në punët e drejtësisë dhe që sipas saj duan ta kthejnë Shqipërinë pas, në kohën kur kërcënoheshin gjyqtarët dhe prokurorët.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • ani: 20/10/2022 16:46

    ik o spiun komunist

    Përgjigju
  • beni: 20/10/2022 16:46

    spiuni meta ne krye te detyres

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?