Në fshatin Kollovoz, fshatin e lindjes në 30 vjetorin e varjes me 10 Gusht të vitit 1988 u inagurua shtëpia, ku lindi dhe u rrit poeti martiri Havzi Nela. Shumë personalitete të njohur të penës dhe artit, politikanë, e të ftuar të shumtë morën pjesë në këtë ditë pelegrinazh tek busti, shtëpia e rindërtuar nga Bashkia Kukës dhe varri i poetit Havzi Nela.
Në fjalën e tij kryetari i Bashkisë Kukës Bashkim Shehu tha se kur je në burg, endrra me e madhe është kthimi në shtëpi, dhe ne sot Havzi Nelën po kthejmë në shtëpinë e tij.
U deshën 20 vjet që Havziu të bënte burg, dhe në shtëpinë e vjetër 10 muaj ka jetuar. Kur je në burg, ëndrra më e madhe është kthimi në shtëpi. Dua të falendroj punëtorët që kanë punuar për shtëpinë e poetit. Për ne si brez i ri është shumë e dhimbshme historia e propagandës politike. Nuk ka kuptim që të bashkëbisedojmë më me ata që deri dje kanë qenë në krye të këtyre punëve, të arrestimeve dhe vrasjeve masive.
Bashkim Shehu, Kryetar i Bashkisë Kukës
Ndërsa nenkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka i pranishëm gjatë inagurimit në shtëpinë e rindërtuar të poetit martir në fshatin Kollovoz u shpreh se Havzi Nela u var se dashuronte lirinë dhe se ai ishte simboli i fjalës së lirë.
Ne sot kemi me parlament kemi bijtë e atyre qe varën Hazi Nelën, i biri i atij që firmosi varjen e Havzi Nelës sot është kryeminstër, për fat të keq askush nuk ka kërkuar falje.
Edi Paloka, nënkryetari i Partisë Demokratike
Në kuadër të 30-vjetorit të varjes, Bashkia Kukës, në qershor të këtij viti inaguroi edhe bustin e poetit në bulevardin "Dituria" pranë gjimnazit të Kukësit që mban emrin e poetit. Është hera e parë që nga bashkia e Kukësit realizohen veprimtari të tilla për poetin Havzi Nela të konkretizuara me ndërtimin e bustit në qytetin e Kukësit dhe rindërtimin e shtëpisë së poetit në Kollovoz.
Hafzi Nela me nxënësit