Kultura

30-vjetori i udhëtimit historik të anijes Vlora në Bari, instalacione binjakë në dy anët e Adriatikut

6 Gusht 2021, 11:45| Përditesimi: 6 Gusht 2021, 16:34

  • Share

Në 30 vjetor të zbarkimit të anijes Vlora në Bari, shënjohet instalacioni që bashkon dy brigjet. Me autorësinë e Jasmine Pinjateli, vepra e artit është binjake me atë të vendosur në dy anët e Adriatikut dhe që bashkon përgjithmonë dy popujt. 30 vjet më parë,me 8 gusht 1991,anija Vlora zbarkoi në Bari të Italisë duke transportuar me mijëra emigrantë shqiptarë të cilët kërkonin një jetë më të mirë në brigjet e Pulias. Në këtë 30 vjetor u organizua aktiviteti "Nga lindja në Lindje/Deti na Bashkon"një bashkëpunim i bashkisë së Barit me atë të Durrësit.

Kjo veprimtari përfshiu çeljen e një ekspozite fotografike me pamje nga ditët e eksodit si dhe mikpritja që puljezët i rezervuan shqiptarëve.

Proverbiale u bënë fjalët e kryetarit të bashkisë së Barit të asaj kohe Enriko Dalfino "janë njerëz,njerëz të dëshpëruar. Nuk mund t'i kthejmë pas,ne jemi shpresa e tyre e vetme"i cili hapi jo vetëm dyert e portit por edhe ato të qytetit.

Pikërisht me motivin"janë njerëz"u ndërtua edhe instalacioni me autore Jasmine Pinjateli. Një instalacion binjak pasi janë vendosur në të dyja anët e detit Adriatik.

Në veprimtarinë e sotme morën pjesë Ambasadori i Italisë në vendin tonë Fabrizio Bucci,Kryetarja e bashkisë së Durrësit Emirjana Sako,përfaqësuesja e bashkisë së Barit Ines Pierucci këshilltare e kryetarit të bashkisë së Barit për kulturën si dhe autorja e instalacionit Jasmine Pignatelli.

Fillimisht pjesmarrësit ndoqën ekspozitën fotografike në hollin e pallatit të kulturës A.Moisiu. Kryetarja e Bashkisë Emirjana Sako përshëndeti miqtë italianë duke kujtuar vitin 1991 kur me mijra shqiptarë ndërmorën eksodin biblik dhe u vendosën në brigjet puljeze.Sot ata janë një urë bashkëpunimi mes 2 vendeve tona.

Nga ana e tij ambasadori Bucci theksoi se Shqipëria sot është krejtësisht një vend i transformuar ndërsa kur ai e kishte parë në vitin 1991 i ngjante një vendi të sapodalë nga lufta. Sot tha ai Shqipëria është në fazën kur përgatitet për të çelur negociatat për anëtarësimin në BE.

Këshilltarja bareze Pierucci përshëndeti pjesëmarrësit dhe tha se tashmë kjo vepër arti binjake e vendosur  në të dyja anët e Adriatikut do të bashkojë  përgjithmonë popujt tanë.

"Pas pak do të inaugurojmë veprën e artit Skulptorja të Jamime Pillatelli, e cila në Bari që nga viti 2018 ka transformuar frazën e Enrico Delphino në një vepër të madhe arti, që na karakterizon dhe na identifikon prej kohësh. Sot këto dy opera dialogojnë në emër të mikpritjes', tha Pierucci

Vepra simbolizon anën humane,dëshirën për liri. Ajo është konceptuar si një bash vapori dhe si një libër i hapur. Autorja Jasmine Pignatelli tha se frymëzimi për këtë vepër i kishte lindur që në vitin 2018 dhe pas 3 vjetësh ajo u realizua.E vendosur në të dyja brigjet,deti Adriatik tashmë është një urë bashkimi.

"Pas pak do të inaugurojmë veprën e artit Skulptorja të Jamime Pillatelli, e cila në Bari që nga viti 2018 ka transformuar frazën e Enrico Delphino në një vepër të madhe arti, që na karakterizon dhe na identifikon prej kohësh. Sot këto dy opera dialogojnë në emër të mikpritjes", tha Jasmine Pignagelli

Në aktivitet përshëndetën Giuseppe Dalfino,djali i ish kreut të bashkisë së Barit në vitin 1991 Enrico Dalfino. Artisti Florian Vlashi si dhe Klaudio Polinjano,përfaqësues i Rexhionit të Pulias  në Tiranë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?