Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 300 raste të reja me koronavirus nga 2,419 testime të kryera. Fatkeqësisht 2 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve. Më konkretisht bëhet fjalë për një qytetare nga Tirana 71 vjeç dhe një qyetar nga Durrësi 85 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen njofton se në spitet COVID po marrin trajtim mjekësor 91 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar nga koronavirusi 934 qytetarë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 259,999 që nga fillimi i epidemisë.
Sakaq, në të gjithë vendin janë 6,170 raste aktive me koronavirus. Krahasuar me një ditë më parë, në vendin tonë vihet re një re rënie e numrit të rasteve të reja dhe të vdekurve nga COVID.
Sa i përket infektimeve, rastet e reja u regjistruan në këto bashki; 117 në Tiranë, 16 në Durrës, 13 në Lushnje, Berat, 12 në Sarandë, 11 në Fier, Vlorë, 10 në Shkodër, 9 në Gjirokastër, Elbasan, 6 në Kurbin, Mallakastër, Konispol, 4 në Kuçovë, 3 në Lezhë, Vorë, Kavajë, Tepelenë, Skrapar, Gramsh, 2 në Mirditë, Krujë, Kamëz, Dibër, Mat, Divjakë, Delvinë, Përmet, Maliq, Devoll, Kolonjë, Belsh, 1 në Vau Dejës, Pukë, Fushë Arrëz, Kukës, Toropjë, Shijak, Rroskovec, Patos, Selenicë, Himarë, Këlcyrë, Memaliaj, Korçë, Poliçan, Prrenjas.
Statistika (17 Shkurt 2022)
Raste të reja ditore 300
Të shëruar në 24 orë 934
Të shtruar në spitale 91
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 2,419
Testime totale 1,722,215
Raste pozitive 269,601
Raste të shëruara 259,999
Raste Aktive 6,170
Humbje jete 3,432
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 2,158
Fier 859
Vlorë 569
Elbasan 528
Berat 444
Shkodër 328
Lezhë 330
Gjirokastër 229
Durrës 220
Korçë 182
Kukës 172
Dibër 45