Foto ilustruese

3000 vendime legalizimi në 90 ditë, Kadastra lehtëson qytetarët nga pritja

15 Nëntor, 19:34| Përditesimi: 15 Nëntor, 21:35

  • Share

ASHK vijon të përshpejtojë procesin e legalizimeve, duke u angazhuar për t’u siguruar qytetarëve të drejtën e pronësisë mbi ndërtimet pa leje në përputhje me kuadrin ligjor dhe afatet e përcaktuara*.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka emetuar rreth 3000 vendime për legalizimin e ndërtimeve pa leje gjatë tre muajve të fundit, duke vijuar me intensitet procesin e legalizimeve në të gjithë Shqipërinë.

Ky progres është pjesë e zbatimit të Ligjit nr. 20/2020, që përcakton vitin 2028 si afat përfundimtar për përmbylljen e proceseve kalimtare të pronësisë.

ASHK vijon punën në terren me mbështetjen e bashkive për identifikimin e zonave prioritare dhe përshpejtimin e procedurave si gjatë verifikimit në objekt ashtu edhe në plotësimin e dosjeve aplikuese.

Për regjistrimin e vendimit, përfituesi mund të aplikojë pas përfundimit të afatit 30-ditor për ankime administrative, përmes portalit e-albania, për shërbimet “Regjistrimin e kalimit të pronësisë me anë të ligjit (R2)”, “Lëshim Certifikate Pronësie (L1)”, “Lëshim kopje kartele të pasurisë (I5)” dhe “Lëshim kopje të fragmentit të hartës kadastrale (I4)”. Aplikimet kryhen lehtë duke ndjekur hapat në profilin personal në portalin e-albania.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sofije: 17/11/2024 18:45

    Nuk di a i beson njeri keto perralla, asnje legalizim nuk behet pa .....

    Përgjigju
  • Arti Vlore: 16/11/2024 18:56

    Genjeshter ! Ne vlore ska me Kadaster , iku ne Tirane . Procesi eshte bllokuar prej vitesh . Pa paguar 15.000 € ne tirane , nuk e ben dot , eshte 5 fiahuar gjoba nga tirana . Ky eshte lajm per shkak te zgjedhjeve , totalisht genjeshter .

    Përgjigju
  • pa ind: 16/11/2024 17:08

    Genjeshter nuk po bejne gje duhet hap sportel per popullin ka 15vjet qe pret

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?