Dy javë i humbur, 30-vjeçari rilidh kontaktet me familjarët pasi u denoncua i humbur në 'Pa Gjurmë'

2 Qershor 2020, 20:27| Përditesimi: 2 Qershor 2020, 20:36

  • Share

Rilidh kontaktet me familjen, pasi u denoncua i humbur në emisionin ’Pa gjurmë’ në Report, reagon pak orë pas publikimit të fotos. Shokët e njoftuan se kërkohej gjatë transmetimit LIVE, Taulant Driza merr menjëherë në telefon familjen. Gjatë transmetimit live në emision, familja Driza nga Kavaja denoncoi humbjen e të riut, që humbi kontaktet me ta dy javë më parë. I menjëhershëm ishte reagimi i 30-vjecarit, kur me të mësuar se kërkohej në ‘Pa gjurmë’ pak orë pas përfundimit të emisionit merr në telefon familjen, duke i thënë se ndodhej në Genvevë të Zvicrës dhe se ishte mirë me shëndet. Në një lidhje telefonike e motra e tij Brunilda Driza tha se publikimi i këtij rasti gjatë emisionit live solli menjëherë reagimin e të vëllait, duke qetësuar kështu prindërit e merakosur.

'Ju faleminderit shumë, pasi vëllai ka parë emisionin tuaj dhe na ka marrë celular në shtëpi. Unë gëzova shumë. Ai më merr mua dhe më tha çfarë je duke bërë, unë i thashë ti ku je ? Vëllai tani është mirë, ndodhet në Zvicër në Gjenevë. Ngaqë ishte i mërzitur kishte fikur edhe telefonin. Më tha që kishhte nevojë për pak qetësi dhe nuk donte të cenonim privatësinë. Une u jam shumë mirënjohës juve, për këtë ndihmë dhe ju falenderoj jashtë mase', tha e motra në një lidhje me telefon

Një ditë më parë, pasditen e së hënës e motra tha në ‘Pa Gjurmë’ se 30-vjeçari ishte nisur për të takuar shokun anonim dhe më pas ishte zhdukur nga Zvicra. Zhdukja e të riut nga  Kavaja, në emisionin ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv u denoncua nga e motra e 30-vjecarit, e cila u shpreh se Taulant Driza jetonte prej 1 viti e gjysmë në Francë si azilant, së bashku me të fejuarën e tij. Në telefonatën e fundit të datës 16 maj ai u kishte komunikuar familjarëve se ishte nisur drejt Gjenevës në Zvicër, te një miku i tij, ku do të qëndronte  një javë pasi ishte shumë i mërzitur, por pas kësaj telefoni i tij rezultoi i fikur. Para se ta denonconin humbjen e tij në ‘Pa gjurmë’, familja i kam dërguar edhe Ambasadës tonë në Zvicër e-mail dhe nuk morën asnjë përgjigje. Pas publikimi të rastit gjatë trasmetimit live në familjen Driza mbërriti telefonata e shumëpritur nga vetë Taulanti.

Komento

Komente

  • Perseri do te genjehemi: 04/06/2020 17:17

    Do te genjehemi nga rama do ti vjedhe votat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?