Kosova & Rajoni

30-vjet nga masakra e Srebrenicës, Hasani: Nuk mund të ketë pajtim pa të vërtetën dhe as paqe pa drejtësi

11 Korrik, 14:55| Përditesimi: 11 Korrik, 15:09

  • Share

Foto:Igli Hasani

Gjatë një vizite njëditore në Bosnjë dhe Hercegovinë, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të 30-vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës - një nga ngjarjet më të rënda të historisë së afërt evropiane, ku mbi 8,000 burra dhe djem boshnjakë u vranë nga forcat serbe në korrik 1995, në një zonë të shpallur të sigurt nga Kombet e Bashkuara.

"Nuk mund të ketë pajtim pa të vërtetën, dhe as paqe pa drejtësi. Sot në Srebrenicë, Bosnjë dhe Hercegovinë, kujtojmë 30-vjetorin e një prej kapitujve më të errët të historisë së afërt të Evropës - Gjenocidin e Srebrenicës. Përkujtimi i kësaj dite është një mënyrë për të nderuar viktimat dhe për të qëndruar pranë atyre që ende mbajnë peshën e kësaj humbjeje. Na kujton gjithashtu përgjegjësinë tonë të përbashkët për të përballuar të kaluarën me ndershmëri dhe për të mbrojtur vlerat e dinjitetit njerëzor, drejtësisë dhe paqes. Shqipëria qëndron në solidaritet me Bosnjë dhe Hercegovinën - për kujtesën, për të vërtetën dhe për një të ardhme pa urrejtje e ndarje", shprehet Hasani

Ministri Hasani zhvilloi takime me homologun e tij, Elmedin Konaković, Ministër i Punëve të Jashtme të Bosnjë dhe Hercegovinës, si dhe me  Amer Kapetanović, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Bisedimet u përqendruan në zhvillimet më të fundit në rajon dhe në avancimin e agjendës evropiane të Ballkanit Perëndimor.


Lajmi kryesor:

Sot 30 vjet nga masakra e Srebrenicës, Begaj: Më e rënda në Evropë pas Luftës së II Botërore! Hasani: Pranë atyre që sot ndjejnë peshën e humbjes


Xh.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?