30-vjetori i krijimit të GJK-së, Vitore Tusha: Retorika politike ka tentuar që të ndërhyjë në pavarsinë e gjykatës

20 Tetor 2022, 10:05| Përditesimi: 20 Tetor 2022, 11:46

  • Share

Në fjalën e saj përshëndetëse në kuadër të 30 vjetorit të krijimit të Gjykatës Kushtetuese, kryetarja e GJK-së Vitore Tusha u shpreh se gjykata ka qenë një promotore e shtetit të së drejtës. Tusha u shpreh se jo rrallë herë tensionet politike e shoqërore janë zhvendosur në Gjykatën Kushtetuese, ku retorika politika ka tentuar që të ndërhyjë në pavarësinë e saj dhe ka paragjykuar vendimet e saj. Tusha u shpreh se Gjykata Kushtetuese ka zbutuar përplasjet institucionale.

‘Jam e privilegjuar që kam mundësinë të çel punimet e kësaj konference që kremton një ditë të rëndësishme të historisë sonë. 30 vjet janë një moshë e rëndësishme kësaj Gjykate e cila u krijua sipas modelit kenzenian. Edhe pse lindi dhe u rrit në një mjedis të polarizuar politikisht me konflikte e tensione socaile GJK u kthye në mekanizmin më efektiv për garantimin e shtetit të ri demokratik. Ajo ka qenë jo vetëm promotore e shtetit të se drejtës, por edhe mbajtëse e vlerës së kushtetutshmërisë. Në saj të përpjekjeve të të gjitha anëtarëve ndër vite. Kjo gjykatë ka mundur që të krijojë fizionominë e saj dhe të radhitet krahas gjykatave të tjera të vendeve që kontribuojnë në përpjekje të përbashkët për integrimin e vendit në BE. GJK ka krijuar një jurisprudencë sa të ekuilibruar aq edhe të pasur.

Sot është dita të shpreh konsideratën për të gjithë gjyqtarët e GJK ndër vite veçanërisht për ato që hodhën themelet për jurisprudencës së GJK. 

Tensionet politike e shoqërore janë zhvendosur shumë herë në GJK. Jo rrallë herë retorika publike ka tentuar që të përfshijë GJK dhe për të ndërhyrë në pavarësinë e saj. Duke transformuar debatin politik në GJK, gjykata ka kontribuar në zbutjen e tensioneve. Jo pak herë retorika politike ka përfshirë Gjykatën, nën petkun e diskurseve, për të paragjykuar vendimmarrjen apo për të ndërhyrë në vendimet e saj. Kemi kontribuar në zbutjen e përplasjeve institucionale. Ka pasur dhe përplasje mes dy juridiksioneve, gjyqësor dhe juridik. Vendimmarrja e kësaj Gjykate i ka shërbyer korrektimit efektiv të marrjes së vendimeve dhe të ndarjes së pushteteve.’- u shpreh Tusha.


Lajmi kryesor:

30-vjetori i krijimit të ‘Kushtetuese’, Tusha: Politika ka paragjykuar vendimet e drejtësisë! Rama: Ngrehinë me dritë dhe hije! Begaj: Gur themeli për shtetin e së drejtës


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?