Deri në 31 Dhjetor do të regjistrohen dhe identifikohen të gjitha armëve të gjahut, të cilat datojnë që prej vitit 1993. Fillimisht ishte parashikuar që kjo procedurë të mbyllej në 31 maj, por nuk kjo nuk u bë e mundur.
Me vendim të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit është caktuar 31 dhjetori i këtij viti afati i ri kur ky proces do të përmbyllet.
Regjistrimi u është kërkuar të gjitha komisariateve në vend, të cilat kanë për detyrë të identifikojnë personat që kanë në pronësi një armë gjahu dhe më pas të regjistrohen në sistemin elektronik SIMA. Një nga arsyet e këtij vendimi është se shumë prej atyre që kanë në duar armë e tipit “C”, kanë ndryshuar vendbanime apo janë larguar jashtë Shqipërisë dhe armën ia kanë lënë në zotërim dikujt tjetër. Në planin që Policia ka përpiluar përfshihen sekuestrimi I menjëhershëm I armëve të personave që kanë ndërruar jetë
Ligji për armët e gjahut parashikon që individi të paraqitet në organin përgjegjës vendor të Policisë së Shtetit për regjistrimin e armës, brenda pesë ditëve nga dita e blerjes së saj, por duke qenë se ka shumë armë të vjetëra gjahu, një pjesë e madhe e tyre kanë mbetur të paregjistruar në sistemin SIMA. Mbajtja e këtyre armëve ka rezultuar fatale në shumë raste. Në muajin shkurt, me armën e gjahut të xhaxhait, vëllai i mitur vrau aksidentalisht motrën 12-vjeçare në Velipojë.