Fatmir Çepani, operatori i RTSH që me kamerën e tij filmoi momentin historik të rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës 31 vite më përpara, u shpreh në Report Tv se emocioni i asaj ditë do ta shoqërojë përgjatë gjithë jetës së tij, ndërsa shtoi se do të kujtohet për shumë e shumë breza.
Ai sqaroi se ishte një rastësi e veçantë, pasi ishte në momentin dhe kohën e duhur minutat ku ra busti dhe bashkë me të edhe regjimi komunist.
“Është një ngjarje që më është dashur, ka emocione si ngjarje, emocione shumë mbresëlënëse, sa të jem gjallë nuk do t’i harroj. Është ngjarje e papërsëritshme, do të kujtohet për shumë e shumë breza. Sot sa herë që të shfaqet ndonjë diktator unë do jem atje dhe sikur të jem 100 vjeç. Ajo ngjarje ndërroi sistemin përfundimisht. Isha në vendin e duhur dhe në kohën e duhur. Do të isha i kënaqur edhe po ta kishte filmuar edhe dikush tjetër.
Operatori tha se ngjarjen historike e ka filmuar në kushte të vështira fizike, pasi ishte i rrethuar nga qindra njerëz. Ai shtoi se përvec kësaj, një tjetër vështirësi ishte mungesa e filmimeve teknologjike, tani gjithçka është më e lehtë.
“Materiali është realizuar në film, jo në mënyrë elektronike. Ajo ka specifikat e veta, duhet të plotësojë shumë parametra. Atëherë ka qenë e vështirë, sot teknologjia ka avancuar. Kam filmuar në kushte të vështira, isha i rrethuar nga 400 njerëz. Pastaj e kemi çuar në laborator, pastaj në transmetim. Është një vlerë e madhe historike.”, tha ai.
Fatmir Çepani tregoi për kalvarin e gjatë të proceseve gjyqësore për pronësinë intelektuale të videos, ndërsa shtoi se nuk ka inat brenda vetes kur e sheh atë por emocion. Ai shtoi se ka zgjedhur rrugën e drejtësisë dhe jo vetëgjyqësinë.
“Ky është një material historik. Këtë materialin e ka edhe instituti Luce, e kanë transmetuar në shumë televizione jashtë vendit pa logo. Jam në një proces gjyqësor për të drejtat e autorit, për këtë video. Në 2007 e kam depozituar në zyrën për të drejtën autorit. Atëherë ka qenë kryeministër Berisha, e kam regjistruar si vepër. Kam ndjekur një kalvar të gjatë procesesh gjyqësore. Me gjyqtarë të korruptuar, që fatmirësisht po spastrohen. Përpos proceseve gjyqësore, jam larguar edhe 3 herë nga puna dhe i kam fituar gjyqet për të drejtën e autorit. I kam kërkuar takim Metës, por ai ka pasur ato problematikat. Pres ta takoj presidentin dhe kryeministrin, duhet që këta të kuptojnë që e drejta e autorit është një detyrë shtëpie. Unë ndihem i ngarkuar, jo i lodhur. Sorecës i jam drejtuar do t’i kërkoj edhe ambasadës amerikane. Shoh një neglizhencë nga Ministria e Kulturës. I kërkoj Kim përmes Report Tv, unë e kam regjistruar nga të parët veprën time. Pres konfirmim nga kreu i shtetit edhe nga kryeministri. Ky fenomen nuk mund të kaloi kollaj. Ndihem i shqetësuar është akoma në gjykatën e apelit. Gjykatat duhet të jenë sa më të shpejta dhe të kujdesshme. Unë e kam fituar të drejtën e autorit, problemi është te pronësia. Nuk kam inat, kam emocione kur shoh videon. Nëse do të kisha inat do të zgjidhja vetëgjyqësinë, por kam zgjedhur rrugën e drejtësisë.”, shtoi ai.
Ky eshte nje xhirim nga TV shteterore,nuk eshte as pikture,as skulpture,as kenge.Mendoj qe pronari i vertete eshte RTSH.S.d.q.eshte shume bezdi kur shikon xhirime te vjetra ne YOUTUBE me nga nje logo TV nga te sotmet,ose te ndonje privati te vendosura mes per mes videos duke u perpjekur te pretendojne pronesine,kur dihet qe shumica e origjines se atyre vidiove ka qene RTSH dhe ndonje kameraman i huaj (kur jane shume te vjetra).Kjo eshte menyra me e shemtuar e gjymtimit te vidiove qe behet ne Shqiperi.
PërgjigjuFatmir Cepani, RTSH ishte Qendra e Sigurimit te Shtetit kush punonte aty kishte lidhje direkte me Oficere te Sigurimit nga Pastruesja deri tek Drejtori sepse ishte Goja dhe Veshi i PPSH dhe cdo Fjale e thene duhej te dihej nga Partia. E gjithe Intervista jote ishte komplet Palaver, Genjeshter dhe Sharlataniii e mbi gjithshka Intervista ishte Reklame per vetveten dhe Hasmeri kundrejt Konkurenteve te tu, Mendjemadhesia, Vetlevdimi dhe "Heroizmi" jot ne kete Interviste ishin nje Servilizem si ne Kohen e PPSH. Ti le per te kuptuar se edhe sot e kesaj Dite je po ai Spiuni dhe Servili i RTSH i drejtuar nga Sigurimi i Shtetit.
PërgjigjuO Fatmir ti mos u mburr se je ti i vetmi qe e ke filmuar momentin sepse kete moment e ka fimuar Agim Buxheli e ka filmuar Ilia Terpini.
PërgjigjuPronesia nuk eshtee televizionit per te cilin po punonte? Apo ishte me kameren e vet personale kur doli te filmonte?
PërgjigjuKy nuk thote nje gje , që kur filmoi pamjet e rrezimit te bustit ishte i punesuar prane RTSh-se dhe filmimin e beri me kameren e RTSh-se
Përgjigju