Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka festuar sot 31 vjetorin e themelimit të FRESSH nga Apollonia. Balla fton çdo të ri e të re të qarkut të Fierit, të anëtarësohet në partinë socialiste, sepse sipas tij është gjithnjë fituese, e brezi i ri duhet të jetë krah një force politike që gjithnjë fiton falë ndihmës për nevojtarët. Socialisti Balla thekson se ky përvjetor i Forumit të Rinisë Eurosocialiste të Shqipërisë mblodhi partinë socialiste në smeraldin e historisë shqiptare në të cilin do shtohen themelet e reja.
“Edhe pse FRESSH bën 31 vjeç, i ri mbetet gjithmonë. Dua t’ju falenderoj të gjithëve për këtë pjesëmarrje, të rinjtë e të reja të qarkut të Fierit.
Ata kanë qenë dhe mbeten, forcave dhe fuqia e vërtetë e FRESH-it të partisë socialiste. Detyra jonë është ta mbajmë Fierin kryeqytetin e partisë socialiste. Kush zgjedh, të japë kontributin e vetë për Shqipërinë duhet të zgjedhë PS. Kush vendos të bëhet pjesë e vendimmarrjes dhe të sjellë ndryshim, duhet të zgjedhë PS.
Të zgjidhni PS sepse është e vetmja forcë politike, që gjatë gjithë këtyre viteve, nuk ka çeduar integritetin shqiptar. Prandaj, ne menduam që në këtë përvjetor, të mblidheshim të gjithë në një prej smeraldeve të historisë shqiptare, në qytetin e vjetër antik të Apollonisë. Ne shqiptarët, jo vetëm që kemi themelet tona, por do të vëmë themelet e reja. Ftojmë çdo të ri e të re, të bëhet pjesë e PS-së. Ju të rinjtë duhet të jeni gjithnjë fitues dhe ka një forcë politike që është fituese, ajo është PS. Sepse është pranë njerëzve në nevojë. Gëzuar FRESSHI ditëlindjen.”- tha Balla
Lajmi kryesor:
Sot 31-vite nga themelimi i FRESSH-it, Veliaj: Në 15 Maj gdhihemi fitimtarë! Balla nga Fieri: I ftojmë të rinjtë t'i bashkohen fituesve
G.MO/ReportTv.al