'3100 euro, operacioni dhe biopsia në klinikën e doktor Mondit' Një paciente flet për Report Tv: Dola nga spitali me tubat që kullonin plagët

28 Qershor, 13:54| Përditesimi: 28 Qershor, 15:34

  • Share

Tirane- Report Tv ka siguruar dëshminë e një pacienteje me tumor e cila ka bërë analizat e biopsisë dhe operacionin tek Klinika “Megis’ në pronësi të mjekut onkolog Edmond Gashi i cili po hetohet në masë sigurie ‘arrest shtëpie’ pasi akuzohet për shpërdorim detyre.

Sipas dosjes së Prokurorisë së Tiranës, doktori i cili punonte si mjek në spitalin e Onkologjikut nuk i ofronte shërbimin në shtet pacientëve por orientoheshin drejt klinikës së tij tek Astiri

Pacientja: “Tek klinika Megis i kam bërë të gjithë. Me biopsy e analiza të gjitha. Më tha mua ku do të operohesh. (Shënim: Pyetja që i ka bërë mjeku Gashi) I thashë ku të jetë më mirë. Kaq
Gazetarja: Sa ju shkoi fatura?
Pacientja: 600 euro më bëri biopsia, 2500 euro operimi. Unë desha vetë të operohesha atje. Se më thonin të afërmit e mi që të operoheshin tek privati. Më ndihmuan njerëzit.
Gazetarja: Sa qëndruat e shtruar pas operimit?
Pacientja: Dy ditë. Kam vajtur të enjten kam dalë të shtunën.
Gazetarja: A ndiheshit mirë që të linit ambientet e spitalit?
Pacientja: Aq e kishin dy ditë. Nuk e kisha hequr ata tubat që kullonin plagët. Erdha I hoqa në krye të 5 ditëve.
Gazetarja: I kërkuat ju të qëndronit?
Pacientja: Kaq e ka privati tha 2 – 3 ditë.

Skandali në spitalin e Onkologjikut u zbulua nga Prokuroria e Tiranës pas denoncimit të një familjari. Gjykata e Tiranës rikonfirmoi  më 27 qershor 2024 masat ndaj 7 të akuzuarve në dosjen Onkologjiku, me dyshimin se nuk i shërbenin në shtet pacientëve për t’i operuar në klinikën private të mjekut Edmond Gashi.

Ndërkohë mjeku onkolog Edmond Gashi është proceduar penalisht në gjendje të lirë nga agjentët e Komisariatit nr. 6 në Tiranë pasi ka thyer masën e sigurisë "arrest në shtëpi" të caktuar me vendim të Gjykatës së Tiranës 

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?