TIRANE-ReportTv siguron pamje ekskluzive ku të pandehur që qëndrojnë në paraburgimin 313-të janë sjellë në seancën gjyqësore mbajtur më 22 prill dhe ata jo të gjithë janë të pajisur me maska e doreza sikur kërkojnë aktet normative në fuqi për parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19.
Seanca i përket të arrestuarve në vitin 2019 nën operacionin e koduar ‘’Rruga e gabuar’’ ndërsa sikur shihet në këto pamje disa prej të pandehurve në kafazin e qelqtë me një sipërfaqe jo më shumë se 25 m2 qëndrojnë ngjitur mes tyre pa doreza e maska.
Ndërkohë edhe në sallën e gjyqit ku është zhvilluar seanca paraprake rezulton se jo të gjithë avokatët janë të pajisur me maska e doreza. Ndërkohë vetë gjykata në rregullat e saj miratuar pak kohë më parë ka vendosur që askush të mos lejohet të futet në ambientet e saj pa maska e doreza duke respektuar edhe distancimin shoqëror.
Këta persona të cilët janë në këtë sallë kanë qëndruar aty për më shumë se 30 minuta gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore ku është vendosur kalimi i cështjes në gjykim themeli dhe marrja e tyre zyrtarisht të pandehur. Jashtë kamerave disa prej avokatëve të këtyre të pandehurve pretenduan se klientët e tyre kanë rezultuar me pas me Covid-19, ndërsa ReportTv për të konfirmuar këtë pretendimin u interesua pranë drejtorisë së burgjeve por ende nuk ka marrë një përgjigje.
Pas publikimit të këtij lajmi reagoi edhe gjykata e posaçme kundër krimit dhe korrupsionit e cila tha se janë marrë masat që askush të mos futet më në ambientet e gjykatës pa doreza e maska përfshi dhe të pandehurit apo të arrestuarit për seanca gjyqësore.
Seanca që Report Tv sjell pamjet ekskluzive u zhvillua në 22 prill, një ditë pasi u regjistrua rasti i parë me COVID te 313-ta që deri tani numri i të prekurve ka shkuar në 19-të, ndërsa në total 21 me gjithë 2 rastet te 302.