315 magjistratë, 6 muaj afat për t’iu nënshtruar vettingut! Amendamenti Kushtetueses për zgjatjen e afatit, pritet votimi në Kuvend

3 Janar 2022, 14:21| Përditesimi: 3 Janar 2022, 14:56

  • Share

6 muaj afat ka komisioni i pavarur i kualifikimit për të kaluar në vetting 315 gjyqtarë e prokurorë të cilët nuk i janë nënshtruar ende kontrollit. Ndërsa në parlament ndodhet drafti për zgjatjen e afatit të “vetting” deri në 2024 ky proces do të nis me seancën e parë për vitin 2022 më datë 6 Janar.

Subjekti që do të çelë siparin e vettingut për 2022 është gjyqtarja Rudina Palloj e gjykatës së Beratit. Përgjatë 4 vite e gjysmë që lamë pas procesit të vetting i janë nënshtruar 487 subjekte ku mbi 40 % e tyre janë shkarkuar për probleme me pasurinë.

Ndër subjektet që pritet t’i nënshtrohen procesit të vetting janë gjyqtarë e prokurorë të apeleve dhe shkallëve të parë të cilët pritet të shtojnë edhe më shumë vakancat në sistemin e drejtësisë.

Fillimisht vetingu nisi me hierarkinë e drejtësisë duke kaluar në skaner gjyqtarët kushtetues, të lartë e drejtuesit e prokurorive përfshi edhe ata të strukturës së posaçme kundër krimit e korrupsionit njohur si SPAK.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?