Saimir Sula

31-vjeçari shqiptar u soll pa zemër nga Barcelona në Tiranë, Ministrja Gjonaj i kërkon informacion homologut spanjoll për letërporosinë

24 Shkurt 2021, 12:47| Përditesimi: 24 Shkurt 2021, 15:12

  • Share

Ministrja Etilda Gjonaj ka zhvilluar një takim online me homologun e saj spanjoll ku i ka kërkuar ndjekjen me prioritet të letërporosisë drejtuar autoriteteve spanjolle për rastin Saimir Sulës, të cilit i hoqën zemrën në një spital.

Letërporosia e autoriteteve shqiptare është nisur më datën 1 shkurt në Spanjë, ku pritet që të fillojnë hetimet për 31 vjeçarin. Më pas letërporosia do t'i kalojë Prokurorisë së Përgjithshme të Spanjës për ekzekutim.

"Gjithashtu Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj i kërkoi homologut spanjoll, z. Juan Carlos Campo Moreno ndjekjen me prioritet të ekzekutimit të kërkesës shqiptare për ndihmë juridike të dërguar nga Ministria e Drejtësisë më datë 09.02.2021 në lidhje me procedimin penal të filluar nga Prokuroria e Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të Shitblerjes së paligjshme të organeve, në kuadrin e hetimeve lidhur me shtetasin Saimir Sula, i cili ka ndërruar jetë në Hospital del Mar të Barcelonës në Spanjë dhe verifikimeve që po kryhen lidhur me rezultatet e autopsisë së bërë" - thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Në letërporosi prokuroria shqiptare ka 10 kërkesa për autoritetet spanjolle, mes të cilëve edhe të gjendet shkaku pse mungon zemra e shtetasit Saimir Sula. 31-vjeçari ka ndërruar jetë në spitalin 'Hospital Del Mar' në Barcelonë Spanjë dhe ka ardhur në Tiranë pa zemër. Mungesa e zemrës u konstatua në Tiranë.

Në dosje thuhet se 31-vjeçari Saimir Sula jetonte në Spanjë me motrën e tij. Në maj 2020 Sula shkoi për test COVID-i dhe rezultoi negativ, ndërkaq i bënë ekzaminime të tjera. Në dosje sqarohet se Saimiri vuante nga probleme mendore pasi kishte halucinacione dhe një mjeke psikiatre i shkonte një ditë po dhe një ditë jo në shtëpi.

Pasditen e 8 majit 2020 Saimiri kishte temperaturë dhe shkoi në spital. Atje u verifikua se nuk kishte COVID, pasi testi doli negativ, megjithatë qëndroi në spital. Gjatë kohës që qëndroi në spital zbulohet se ai i ka shkruar motrës mesazhe të dhimbshme si "Hajde më merrni, po më marrin frymën, po vdes". Të nesërmen kur motra shkoi për ta marrë nga spitali, i komunikuan se zemra e tij kishte ndaluar. Kjo ka bërë që Majlinda Sula të dyshonte dhe urgjentisht ka kërkuar kartelën mjekësore.

Spitali i Barcelonës  e ka regjistruar vdekjen e Saimir Sulës, si natyrale dhe mjekët shqiptarë e kanë konstatuar mungesën e zemrës këtu. Ka qenë insistimi i së motrës që ka zbuluar mungesën e zemrës pasi trupi i vëllait të saj ka mbërritur me avion nga Spanja.

Vetëm disa javë më parë, në emisionin 'Repolitix' në Report Tv, Majlinda Sula, motra e 31 vjeçarit ka rrëfyer me detaje të gjithë historinë dhe motivet se përse dyshon te spitali. Ajo shprehet e bindur që vëllanë e saj e vranë. Dyshimet lindën menjëherë pasi mori lajmin për vdekjen e vëllait të saj pasi Sula ishte shëndoshë e mirë, tregon motra, dhe nuk kishte shfaqur më parë probleme as me zemrën dhe as me mushkërinë.  

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?