Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në maternitetin e Fierit tre ditë më parë, ku një grua ka humbur jetën gjatë lindjes, ndërsa iu nënshtrua një operacioni cezarian. Viktima është një 30-vjeçare e identifikuar si Elisabeta Lamaj, nga fshati Vlosht dhe e martuar në Drenovë të re në Ballsh.
Familjarët kanë hedhur akuza në drejtim të mjekëve që trajtuan të renë që, sipas tyre, për shkakun e vdekjes i kanë thënë njëherë se pësoi trombozë dhe më pas kanë ndryshuar version duke i thënë se ajo ndërroi jetë si pasojë e atakut kardiak. Ata kanë bërë kallëzim për mjekët të shtunën e javës së kaluar, kur ndodhi edhe ngajrja, por ende policia nuk ka një njoftim zyrtar. Detaje të tjera për ngjarjen nuk bëhen ende me dije, ndërsa prokuroria ka nisur hetimet pas kallëzimit të familjarëve.
Fatmirësisht foshnja që ajo solli në jetë gëzon shëndet të plotë, ndërsa nuk dihen ende shkaqet zyrtare të vdekjes së të resë, nënë edhe e një fëmijë tjetër 5 vjeç.
Familjaret e gruas jane nxituar,duhet te prisnin rezultatin e autopsise dhe certifikaten e vdekjes te nxjerre nga spitali ku jepet shkaku.S.d.q.me rritjen e moshes,rritet rreziku per nenat dhe per femijet.Jam dakord me komentin e //BOTI//,vetem se mendoj, qe kemi me shume te bejme me nje paaftesi shpjegimi nga ana e mjekeve kundrejt familjareve.Mjeket nuk duhet t'i bihen shkurt me shpjegime,se jo te gjithe jane te profesionit te tyre dhe shume njerez te thjeshte e kane veshtire t'a kuptojne qe <<1+1=2>>.Mjeket duhet t'ju shpjegonin me ngadale,me kujdes,pa fjale te medha,se si dhe pse krijohet trompoza dhe si <<udheton>> nga vendi i krijuar deri ne zemer dhe shkakon atak kardiak.
PërgjigjuPo mjekesia nuk matematike, ka njeren dhe ska tjetren...Tromboza sjell atakun kardiak sepse eshte marredhenie kaskade fizpatologjie.
Përgjigju