Tragjedia me 36 të vdekur nga përplasja e trenave në Greqi/ Rama: Ndjejmë dhimbjen e fqinjëve të dashur! Begaj: Shqipëria qëndron krah popullit grek

1 Mars 2023, 08:45| Përditesimi: 1 Mars 2023, 16:26

  • Share

Pas aksidentit tragjik të ndodhur në Greqi ku 36 persona humbën jetën nga përplasja e dy trenave, ka patur reagime ngushëllimi nga politika shqiptare. Nëpërmjet një reagimi të bërë në twitter, kryeministri, Edi Rama shprehu ngushëllimet e tij për tragjedinë dhe tha se populli shqiptar ndjen dhimbjen e fqinjëve pas kësaj ngjarje të rëndë të ndodhur.

“Sa keq të dëgjosh për humbjen e jetëve dhe shumë të plagosur në aksidentin tragjik të natës së fundit në Greqi! Ndjejmë dhimbjen e fqinjëve tanë të dashur në një orë kaq të rëndë për kombin e tyre dhe i bashkohemi në lutjet e tyre dhe në ngushëllimet për familjet e viktimave”-shkruan Rama në reagimin e tij.

Po ashtu, edhe presidenti, Bajram Begaj ka reaguar për aksidentin fatal, ku u shpreh i tronditur dhe tha se në populli shqiptar është pranë popullit grek në këto momente të vështira.

“I tronditur nga tragjedia e përplasjes së trenit në Greqinë fqinje! Ngushëllime të sinqerta familjeve të viktimave, ndërsa të mbijetuarve ju uroj shërim të shpejtë. Unë dhe Shqipëria qëndrojmë përkrah me popullin grek”-shkruan Begaj.

Lajmi në përditësim...

Ora 11:25
Tragjedia në Greqi, Veliaj: Ngushëllime familjarëve të viktimave dhe shërim të shpejtë të lënduarve

1676811902_erionveliaj.JPG

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka reaguar për tragjedinë e ndodhur në Larisa të Greqisë.

Në një postim në rrjete sociale, kryebashkiaku Veliaj shpreh ngushëllimet familjarëve të viktimave dhe u uron shërim të shpejtë të personave të lënduar.

“Shumë i prekur nga lajmi për aksidentin në Greqi. Ngushëllime familjarëve të viktimave dhe shërim të shpejtë të lënduarve nga kjo tragjedi! U prehshin në paqe!”, shkruan Veliaj.

Ora 10:56
Aksidenti tragjik në Greqi, Alibeaj: Ngushëllime familjeve të viktimave dhe shërim sa më të shpejtë të plagosurve

1677270503_Screenshot2.jpg

Kreu i grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka reaguar për aksidentin tragjik në Greqi.

“Me dhimbje mësova ngjarjen tragjike në Greqi ku nga një aksident i rëndë hekurudhor humbën jetën dhjetëra persona e shumë të tjerë u plagosën.

Unë, Partia Demokratike dhe gjithë populli shqiptar është sot në solidaritet të plotë me qeverinë dhe popullin grek.

Ngushëllime familjeve të viktimave dhe shërim sa më të shpejtë të plagosurve.”- shkroi Alibeaj.

Ora 10:43
Nikolla mesazh ngushëllimi për humbjen e jetëve në Greqi: Lutemi dhe u jemi pranë në këto ditë dhimbjeje

1677144550_Screenshot2.jpg

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka shprehur ngushëllimet për humbjen e jetëve prej përplasjeve të trenave në Greqi.

“I trishtuar dhe i dhimbshëm lajmi për përplasjen e trenave në Greqi, me pasojë humbjen e jetës dhe plagosjen e dhjetra njerëzve. Në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe në emrin tim, u shpreh ngushëllimet familjeve të viktimave dhe të  lënduarve u uroj shërim të shpejtë.  Shpreh gjithashtu solidaritetin me Parlamentin e Greqisë, Kryetarin Tasoulas dhe popullin e Greqisë.  Lutemi dhe u jemi pranë në këto ditë dhimbjeje!”, shkruan Kryetarja Nikolla.

Ora 09:58
Basha për aksidentin tragjik në Greqi: Shqiptarët vajtojnë së bashku me fqinjët tanë për humbjen e jetëve

1676625006_6400623f4d14610e7.jpg

Ish kryedemokrati, Lulzim Basha ka reaguar për aksidentin tragjik tëe ndodhur në Greqi ku humbën jetën 36 persona. Në reagimin e bërë Basha ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave dhe shtoi se shqiptarët e vajtojnë së bashku me fqinjët grekë humbjen tragjike të jetëve.

“Mendimet dhe lutjet e mia janë me popullin grek pas aksidentit të tmerrshëm pranë Larisës. Shqiptarët vajtojnë me fqinjët tanë humbjen tragjike të jetëve. Ngushëllimet e mia më të thella për familjet dhe miqtë e atyre që humbën jetën. I uroj shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve”- shkruan Basha.

Ora 09:41
Aksidenti tragjik në Greqi, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani shpreh ngushëllime

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime pas aksidentit tragjik që ndodhi në Greqi.

 “Zemrat tona janë me njerëzit e Greqisë në vijim të aksidentit shkatërrues të trenit dhe humbjes tragjike të jetës”.

“Ne i shtrijmë ngushëllimet tona më të thella për familjet dhe të dashurit e viktimave dhe dëshirojmë një shërim të shpejtë për të dëmtuarit”, ka shkruar Osmani.

Ora 09:40
Aksidenti tragjik në Greqi, Meta: Unë dhe Partia e Lirisë u shprehim ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave

1677660084_3317656969287483216533515083870811409787629n.jpg

Kreu i PL-së, Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për viktimat në ngjarjen tragjike në Greqi.

“Me hidhërim mësova për tragjedinë në Larisa të Greqisë fqinje dhe mike!

Në këto orë dhembje dhe tronditje të thellë, unë dhe Partia e Lirisë u shprehim ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave dhe lutemi për shërim të shpejtë të të mbijetuarve!

Solidaritet të plotë autoriteteve vendore dhe qendrore! Qëndrojmë përkrah me popullin grek!”- shkroi Meta.

Ora 09:29
Aksidenti tragjik në Greqi, Xhaçka: Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për viktimat! Ende nuk rezulton asnjë shqiptar i lënduar

1677318931_oltaxhacka.JPG

Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka ka shprehur ngushëllimet për viktimat në aksidentin tragjik në Greqi.

“Të trishtuar nga aksidenti tragjik që ndodhi në Tempe në Greqi nga përplasja e dy trenave.  

Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për viktimat dhe familjet e tyrë të këtij aksidenti vdekjeprurës. Shërim sa më të shpejtë të plagosurve!”- thotë Xhaçka.

Sipas informacioneve nga Ministria e jashtme, deri më tani nuk ka asnjë informacion për shtetas shqiptarë në radhët e viktimave apo të të plagosurve, ndërkohë që përfaqësues të Konsullatës në Selanik janë në vendngjarje.

Ora 09:22
Tragjedia me 36 të vdekur në Greqi, reagon Rama: Ndjejmë dhimbjen e fqinjëve tanë të dashur! Ngushëllime për familjet e viktimave

1675335516_WhatsAppImage20220907at12.58.19PM.jpeg

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar për tragjedinë e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Greqi ku pas përplasjes së dy trenave, humbën jetën 36 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. Në një postim, kryeministri ngushëlloi familjarët e viktimave ndërsa tha se kombi shqiptar e ndjen dhimbjen e vendit fqinj.

“Sa keq të dëgjosh për humbjen e jetëve dhe shumë të plagosur në aksidentin tragjik të natës së fundit në Greqi! Ndjejmë dhimbjen e fqinjëve tanë të dashur në një orë kaq të rëndë për kombin e tyre dhe i bashkohemi në lutjet e tyre dhe në ngushëllimet për familjet e viktimave”-shkruan Rama në reagimin e tij.

Ora 08:57
Përplasja e dy trenave në Greqi, Shehu: Ngushëllime për jetët e humbura. Solidaritet të plotë me shtetin fqinj

1677059971_1200630tritanshehu4745x45011068x561.png

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar pas tragjedisë në Greqi, ku u përplasën dy trena. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Shehu ka shprehur keqardhjen për aksidentin, ku kanë humbur jetën 32 pasagjerë dhe 85 janë plagosur.

'Keqardhje e thelle per aksidentin hekurudhor ne Greqi. Fatkeqesisht ky aksident i rende afer Larissa i ka kushtuar jeten mbi 32 pasagjereve e plagosur dhjetra te tjere. Nje pjese e madhe jane studente.
Ngushellimet me te sinqerta per jetet e humbura e sherim te shpejte per te demtuarit. Solidaritet te plote me shtetin grek ne te gjitha perpjekjet, qe po realizohen per te kontrolluar e kufizuar demtimet!'- shkruan Shehu.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • TMERR!: 01/03/2023 23:02

    Po me gjithë këtë teknikë super të kompjuterizuar dhe elektronikë super moderne dhe të sofistikuar që është tani për manovrime, sinjalistikë, komanda dhe të gjitha të tjerat dhe ndodhin akoma këto tragjedira?!! Kjo është për të vënë duart në kokë...

    Përgjigju
  • Jona: 01/03/2023 11:06

    Tragjedi mjaft e rende,ngushellime familjareve!

    Përgjigju
  • klodjan: 01/03/2023 10:56

    Nje ngjarje shume e rende , ngushellime familjareve

    Përgjigju
  • Ani: 01/03/2023 10:52

    Ngjarje mjaft e rende dhe e trishturshme

    Përgjigju
  • titi: 01/03/2023 10:51

    nje tragjedi me te vertet e madhe uroj te mos kemi me tragjedi te tilla

    Përgjigju
  • Jurgen: 01/03/2023 10:48

    Ngjarje vertete e trishte, ngushellime familjareve te viktimave

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?