Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola ka reaguar për aksidentin tragjik që ndodhi në Greqi mbrëmjen e djeshme ku 36 persona humbën jetën nga përplasja e dy trenave.
Nëpërmjet një postimi në twitter, Metsola shprehu ngushëllimet për familjarët e viktimave ndërsa tha se e gjithë vëmendja ishte në Greqi pas kësaj ngjarje tragjike.
“E trishtuar thellësisht nga përplasja e tmerrshme e trenit pranë Larisës në Greqi. Ngushëllimet e mia të sinqerta për të gjitha viktimat, familjet dhe miqtë e tyre. Mirënjohëse për të gjithë shpëtimtarët dhe stafin mjekësor në vendngjarje. Mendimet tona janë me popullin e Greqisë pas kësaj ngjarje tragjike”-shkruan Metsola.
Lajmi kryesor:
Tragjedi në Greqi/ Del VIDEO nga momenti kur 2 trenat përplasen 'kokë më kokë'! 44 të vdekur, dhjetëra të plagosur, mes tyre 8 shqiptarë! Dorëhiqet ministri i Infrastrukturës (FOTO+VIDEO)
B.V/ReportTv.al