32 vjet më parë, greva e parë e përgjithshme në vend! Lëvizja e minatorëve tronditi elitën politike, çfarë thoshte Ramiz Alia në vitin 1991

16 Maj 2023, 21:23| Përditesimi: 16 Maj 2023, 21:39

  • Share

Përmes dokumentave të arkivave, Drejtoria e Përgjithshme kujtoi sot 32-vjetorin e shpalljes se grevës së përgjithshme në vend.

Lëvizja punëtore e minatorëve të Valiasit në janar 1991, tronditi elitën politike të vendit.

“Pa e ekzagjeruar, jemi në prag të anarshisë, e cila, nuk ka dyshim, që do të sjellë konsekuenca tepër të rënda në planin ekonomik, por tepër të rënda edhe në planin politik, sepse anarshia kurrë nuk ka pasur të mira.”-u shpreh Ramiz Alia, kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, në një mbledhje të datës 16 janar 1991.

Në një document tjetër arkivor, sipas Gramoz Pashkos, problematika buronte nga gjendja e inflacionit ku ndodhej vendi, i përllogaritur në kuotën prej 30-35 %. Kjo gjendje ekonomike kritike vinte si pasojë e rritjes së konsiderueshme të çmimeve të artikujve bazë të konsumit.

“Këtu nuk është fjala të analizojmë shkaqet e kësaj pune, vonesat dhe zvarritjet që mund të kenë ndodhur. Marrim vesh që punëtorët po përpiqen të krijojnë sindikatat e tyre dhe është e drejta e tyre dhe grevat duhet t’i konsiderojnë me një sens urtësie. Të shikojmë çfarë kërkojnë ata”-citohet të ketë thënë Pashko në mbledhjen me dyer të mbyllura.

Por paavarësisht se u miratua kërkesa e grevistëve për rritjen e pagave të tyre me 60 %, në anën tjetër po formësohej greva e urisë së minatorëve të Valiasit, e cila u bë simbol i lëvizjes punëtore në Shqipëri.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Historiani_Shqiptar: 16/05/2023 22:59

    Nese doni te degjoni audion e plote te takimit https://www.tiktok.com/@historiani_shqiptar/video/7233886623644028166 @Historiani_Shqiptar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?