Kryeministri Edi Rama në hyrje të fjalës së tij në ceremoninë e 32 vjetorit të PS-së në Pallatin e Kongreseve, tha se ditën e sotme socialistët e festojnë me fitoren e 54 bashkive në zgjedhjet vendore, fitore që ai e konsideroi si më ‘spektakolaren’ në 32 vite.
Ai tha se edhe në zgjedhjet më të fundit, shqiptarët në të gjithë vendin vendosën të ecin para duke i lënë Berishën dhe Metën prapa, duke i konsideruar sipas tij ‘hije të së shkuarës’.
“32 vjet më parë mori jetë PS, sot e kremtojmë këtë ditë të shënuar të familjes sonë politike me fitoren më spektakolare të këtyre 32 viteve ku shqiptarët nga dhanë mandatin për të qeverisur në 54 bashki dhe për t’u kujdesur për më shumë se 95% të banorëve. Fjala ‘faleminderit’ nuk do jetë kurrë e mjaftueshme për besimin që vajzat dhe djemtë e këtij vendi na dhanë. Që nga Shkodra demokratike deri tek Vlora socialiste. Nuk është dot mjaft i gjithë turi i mirënjohjes në tërë Shqipërinë, ku tani ka mbetur vetëm qershia mbi tortë, Tropoja, bashkia ku na mjaftuan vetëm 4 vjet për të bërë atë që të tjerët nuk bëjnë dot në 32 vite. Tropojanët votuan për të mirën e tyre, për pastërtinë e qetësinë e zhvillimin në komunitetin e tyre. Votuan për një Tropojë të rilindur që do vazhdojë vetëm përpara përmes agroturizmit. Kështu votuan edhe shkodranët, dibranët e kuksjanët që vendosën të ecin para duke i lënë mbrapa hijet kërcënuese të së shkuarës”- tha Rama.
Rama theksoi se fitorja ka ardhur edhe falë të djathtëve të cilët nuk dolën në votime. Sipas tij rreth 800 mijë vota në zgjedhjet vendore të 14 majit, janë rezultati më i madh i marrë ndonjëherë në zgjedhje lokale.
“Kjo falë edhe shumë të djathtëve që e braktisën koalicionin e hijeve duke mos shkuar fare në votime. Faleminderit edhe atyre që u distancuan nga dy kryefigurave njëra me e kapur se tjetra nga hallet e tyre me dejtësinë dhe Amerikën. Ne pothuajse prekëm kuotën e 800 mijë votave, rezultati më i lartë ndonjëherë. Jemi forcë e parë në këshillat e 57 bashkive. Kundërshtarët tanë prekën kuotën e tyre më të ulët historike që nga periudha kur më keni besuar drejtimin e PS.
Për herë të 8, ata u betuan para pasqyrave dhe për të tetën herë rresht e nisën ditën e tyre përmbys. Si përherë ia morën atij avazit të vjetër me grabitjen e votës nga bandat e krimit. Do u mjaftonte të shkonin një ditë në Kamëz të shihnin sesa ka ndryshuar”-shtoi kryeministri.
Lajmi kryesor:
32 vjet Parti Socialiste/ Rama: Karikojmë bateritë për 2025! Mbyllni shtigjet e vjetra ku hyjnë dorëgjatët
B.V//ReportTv.al