Kreu i partisë së Lirisë, Ilir Meta

32 vjetori i rrëzimit të komunizmit, Meta: Sot demokracia nën agresionin e regjimit të dhunshëm! Koha për angazhim historik të të rinjve

8 Dhjetor 2022, 10:02| Përditesimi: 8 Dhjetor 2022, 10:04

  • Share

1670345543_Screenshot1.jpg

Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar 8 dhjetorin nëpërmjet një postimi në facebook-un e tij. Ai shkruan se 32 vite më parë, lëvizja studentore vrau frikën dhe përmbysi mitin e diktaturës më brutale në Europë.

Meta shtoi se sot të rinjtë duhet të angazhohen për të mbrojtur demokracinë që sipas tij është nën agresionin e një regjimi të dhunshëm.

“Gëzuar 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë! 32 vite më parë Lëvizja Studentore me në krye Azem Hajdarin vrau frikën dhe përmbysi mitin e diktaturës më brutale në kontinent. 8 Dhjetori e futi Shqipërinë në rrugën e Lirisë dhe të Demokracisë! Sot kur pluralizmi politik, liria dhe demokracia janë nën agresionin e një regjimi të dhunshëm kleptokratik është koha për një angazhim historik të të rinjve dhe të rejave në mbrojtjen e Lirisë dhe Demokracisë. Kjo është rruga për të ndaluar shpopullimin dhe garantuar një Shqipëri që u përket të rinjve”- shkruan Meta.


Lajmi kryesor:

Sot ‘Dita e Rinisë’, 32 vjet nga Lëvizja Studentore që solli demokracinë! Rama uron me Migjenin! Begaj: 8 Dhjetori, aspirata për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?