320 mijë pula të ngordhura nga gripi i shpendëve, Zv.ministrja e Bujqësisë: Të gjitha shpendët janë groposur! Jo në Durrës, por vendin nuk jua tregojmë

21 Mars 2022, 21:38| Përditesimi: 21 Mars 2022, 22:03

  • Share

1647895480_Screenshot5.jpg

Zv/ministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeci ka deklaruar se 320 mijë pulat e ngordhura nga gripi i shpendëve nga gripi i shpendëve, janë groposur që të gjitha, në një deklaratë për mediat, Gjeci u shpreh se shpendët e ngordhur nuk janë groposur në Durrës, por refuzoi të tregonte vendin.

Ermira Gjeci: Ministria e bujqësisë dhe zhvillimit rural me përgjegjësi për sigurinë ushqimore, transparencën me qytetarët dhe nevojën  për informim bën me dije se të gjitha shpendët janë groposur. Pra përfundoj groposja e pulave. Vazhdon gjurmimi dhe testimi në pulari, thirrja është për të gjitha pularitë, të gjitha stabilimentet që në rast dyshimi për grip shpendësh duhet të komunikojnë më autoritetin kombëtar të veterinarisë.

Në cilën zonë është bërë groposja?

Ermira Gjeci: Ne në drekë e përmendëm që i jemi drejtuar edhe bashkive të tjera dhe pasi morëm konfirmimin e një vendit të përshtatshëm  që plotëson kushtet për ministrinë e mjedisit dhe të njësive vendore është marrë autorizimi dhe është bërë groposja.

Cila zonë?

Ermira Gjeci: Nuk e thamë që është në bashkinë e Durrësit dhe nuk ka nevojë që të insistojmë përsëri. i jemi drejtuar bashkive të zonës.

A është larg zonave të banuara?

Ermira Gjeci: Plotëson kushtet sipas legjislacionit në fuqi


Lajmi kryesor:

Gripi i shpendëve/ Pulat e ngordhura lihen në mes të fermës për 3 ditë! Ministria e Bujqësisë pas 'ping-pongut' me Bashkinë e Durrësit, i gropos në Shijak! Fillimisht s'pranoi të tregonte vendin


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?