326 milionë euro në merkato, por Chelsea s'mposht dot as Fulham! Kritikohet ashpër Mudryk, statistika të zeza për ukrainasin

4 Shkurt 2023, 10:49| Përditesimi: 4 Shkurt 2023, 11:31

  • Share

326 milionë euro shpenzoi Chelsea në merkaton e janarit, por edhe kjo shifër e paimagjinueshme nuk mjaftoi që të fitontë kundër Fulham. Skuadra e drejtuar nga Graham Potter u ndal në një barazim pa gola në Londër, për llogari të javës së 21 të Premier League.

Trajneri zgjodhi ta niste si titullarë me Mudryk, i blerë për 100 milionë nga Shakhtar, por edhe me Fernandez të marrë për 121 milionë nga Benfica, por që gjithsesi nuk patën ndikim në rezultat. Madje Mudryk i kritikua për paraqitjen e parë, pasi anësori nuk bëri asnjë gjuajtje në portë, nuk fitoi asnjë faull, nuk krijoi asnjë shans dhe gjithashtu nuk bëri asnjë pasë brneda zonës së Fulham.

Ky rezultat e kompromenton akoma më shumë sezonin e Chelsea-s në Premier League, pasi aktualisht renditet në vendin e 9 me 30 pikë, 9 më pak se vendi i fundit që të çon në Champions League, por londinezët kanë të paktën 1 ndeshje më shumë se gjithë kundërshtarët.

Të shtunën ndërkohë Premier League rezervon disa përballje interesante siç janë Manchester United-Crystale Palace si dhe Wolves-Liverpool.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?