Në prag të festave të nëntorit në Shqipëri, Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë u ka kërkuar presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, Kuvendit dhe Këshillit të Ministrave, hartimin dhe miratimin e një ligji që kërkon dënimin e krimeve të komunizmit që do të sillte më pas dhe ndalimin e simboleve të komunizmit.
Kryetari i Unionit Mbarëkombëtar për Integrimin e ish-të Burgosurve Politikë, Besim Ndregjoni në një intervistë për Report Tv shprehu shqetësimin se ndonëse kanë kaluar 33 vite krimet e komunizmit, asnjë nga partitë ende nuk kanë hartuar një ligj që i dënon ata.
“PD po të ishte e djathtë reale do ta kishte bërë ligjin për dënimin e krimeve të komunizmit që në 1991 por dënoi Hysni Milloshin që nuk kishte qenë asnjëherë anëtar i kryesisë së Partisë së Punës. Dënimi i krimeve të komunizmit nuk është hakmarrje është drejtësi. Diktatura nuk mund të dënohet me politikë por me ligj. Dënimi i krimeve të komunizmit të bëhet me ligj siç e ka Europa. Shqipëria është i vetmi vend ish komunist që nuk ka një ditë përkujtimi për viktimat e atij sistemi" thotë Ndregjoni
Ndregjoni tha se ka kërkuar seancë dëgjimore në Kuvend.
“Asnjë i vrarë nga nacionalistët nuk ndodhet në Varrezat e Dëshmorëve. Të gjithë familjet e persekutuara ishin zogiste askush nuk flet” shprehet me indinjatë Kryetari i Unionit Mbarëkombëtar për Integrimin e ish-të Burgosurve Politikë në emisionin "Sot Live në Shqipëri"
Kreu i Unionit të ish të burgosurve politikë thotë se duhet dhe një datë kujtese.
“Europa ka datë kujtese 23 gushtin. Kujton krimet e fashizmit, nazizmit komunizmit e stalinizimit. Shqipëria është i vetmi vend që nuk e dënoi stalinzimin. Jemi i vetmi komb që nuk kemi ditë kujtese. Janë 6 mijë të zhdukur që s’kanë një varr. Askush nuk i përmendi më 28 nëntor. Në Shqipëri flitet sikur ka lindur në 1944” argumenton Ndregjoni.
Pak ditë më parë një grup përfaqësie e ish të përndjekurve politikë takuan Papa Franceskun për ti dëshmuar kalvarin e vuajtjeve të tyre në kohën e diktaturës komuniste. Ky është vetëm fillimi pasi po angazhohen që ta çojnë zërin në Kongresin Amerikan, ndërsa kritikon Ramën.
‘Edi Rama ka 10 vjetë rrjesht që nuk takon përfaqësues të ish përndjekurve politikë. I priti Papa Francesku e nuk i pret kryeministri. Ne së shpejti presim një lajm të gëzuar që problem i dënimit të krimeve të komunizmit në Shqipëri do të shkojë në kongresin amerikan”
Ka dhe një kërkesë për të cilën pret përgjigje prej 4 vitesh por ende nuk e ka marrë.
“Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë një kërkesë nga ne prej 4 vitesh pr ngritjen e një muri kujtese para piramidës për 6 mijë të zhdukurit. Kjo është piramida e diktatorit dhe ky diktator ka vrarë 6 mijë vetë, emrat e të cilëve janë në mur. Ka ndërhyrë ambasadorja izraelite dhe ambasadorja amerikane por ende nuk kemi asnjë vendim” thotë ai.
Më 21 tetor të një viti më parë, Kuvendi i Shqipërisë i ka hapur rrugë riverifikimit të të gjithë personave të dyshuar si bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit në kohën e komunizmit. Ligji parasheh hapjen e dosjeve, deklasifikimin e të gjitha dokumenteve nga 29 nëntori 1944 deri më 2 korrik 1991, që gjenden në Arkivin e Shtetit.
Para piramides kerkon mur kujtese?! Pse nuk e nderton para ish-Komitetit Qendror,ose para Bllokut? Piramida sot ka nderuar funksion,nuk ka me kuptim t'a ndertosh aty. Ju shkoni dere me dere qe bota te detyroje shtetin tone te denoje krimet e komunizmit,shkuat ne Vatikan,tani do te shkoni ne Washington,kjo me duket pak patetike,gati si akt deshperimi! Te ashtuquajturit nacionalistet nuk mund te varrosen ne varrezat e deshmoreve.Ata bashkepunuan me pushtuesin,me deshmoret kane qene ne llogore perballe e te dy palet kane luftuar per ideale krejt te kunderta qe i kane vene kunder njeri-tjetrit.U ndane ne jete,nuk mund te jene bashke ne vdekje.Dhe se fundi,ju zoteri duhet te jeni nje nga admiruesit e Berishes,perderisa ankoheni qe asnje i zhdukur nuk u permend ne 28 Nentor,diten e pavaresise,kur dihet qe 29 Nentori eshte dita e deshmoreve.Te gjitha pretendimet e zoterise me duken komplet paradoksale!
Përgjigju