Ai është 33 vjeç dhe vitet më të çmendura janë lënë pas tij, por kjo nuk do të thotë që sulmuesi italian Mario Balotelli është qetësuar. Italiani është ende një i 'burgosur i karakterit të tij specifik', kjo është arsyeja pse ai nuk përfundoi me atë karrierë që shumëkush e parashikoi.
Ai ishte i suksesshëm, por ylli i tij u zbeh relativisht shpejt. Balotelli është vendosur në Turqi, ku luan me kilogramët e tepërt për Adana Demirspor. Sulmuesi iu bashkua klubit në shtator dhe shënoi pesë gola në nëntë ndeshje. Balotelli sjell jo vetëm cilësi dhe eksperiencë në dhomat e zhveshjes së klubit turk, por edhe çmendurinë e tij.
Balotelli ndezi një mjet të vogël piroteknik në dhomat e zhveshjes dhe e hodhi në të duke trembur shokët e skuadrës me shpërthimin e saj. Kjo nuk është hera e parë që Balotelli përdor mjete piroteknike, pasi këtë e ka bërë edhe në kulmin e karrierës së tij në Manchester City. '33 vjeç, por sillet si fëmijë', këto janë disa nga komentet në rrjetet sociale.
Mario Balotelli'nin soyunma odasında yaptığı şaka. ???? pic.twitter.com/otlWjrDpwi
— Nexus Sports (@nexustransfer) March 6, 2024